MAQEDONI: Zëdhënësi i BDI-së akuzon TV Shenjën, heshtë për incidentin në Çair

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, në vend se të përgjigjet për incidentin e shkaktuar mbrëmë nga bashkëpartiakët e tij, me në krye Ali Ahmetin, akuzon Televizionin Shenja për raportimin e rastit. Sipas tij, TV Shenja nuk është dashur fare të merret me këtë rast, i cili rrezikoi jetët e 3 familjeve.

Osmani nuk ka shprehur keqardhje për incidentin dhe familjet që kanë pësuar, por për televizionin Shenja. “Është për të ardhur keq se si një televizion nacional është shndërruar në qendër propaganduese të një iniciative politike”, ka shkruar Osmani.

Festa e BDI-së në Shkup rrezikon jetën e tre familjeve shqiptare!

 

Shekulli Agency