Erdogan: Këto lojëra nuk do të jenë të suksesshme

Duke u shprehur se Turqia nuk është një arë, por se një atdhe, Presidenti Erdogan vuri theksin tek fjala “një shtet të vetëm”

erd-7688Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të 30 projekteve investuese me vlerë 587 milionë lira në qytetin e Kayserit në Turqi.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këto investime Presidenti Erdogan në vijim të fjalës së tij tha se para kësaj ceremonie ai ka qenë prezent në hapjen e bibliotekës dhe muzeut Abdullah Gül në këtë qytet. “Dolëm bashkë në këtë rrugë dhe kur filluam këtë rrugëtim kemi zhvilluar edhe mitingun e parë në këtë shesh. 14 vite më parë e nisëm këtu”, tha Presidenti Erdogan.

Të rinjve të pranishëm në ceremoni Presidenti Erdogan ju ka kërkuar të punojnë shumë dhe të përpiqen duke shkuar në shkollat më të mira, duke u përgatitur shumë mirë për jetën. “Tashmë nuk ka më barriera. Nuk ka ndalim të shamisë. Mund të shkosh në cilin universitet të duash. Të mos jeni aspak dyshues. Ne nuk i jemi përkulur askujt përveç krijuesit dhe nuk do të nënshtrohemi. Ne jemi përkulur vetëm në ruku dhe ndaj Zotit tonë. Asnjë forcë njerëzore nuk na nënshtroi. Jemi përballur me shumë pengesa, por i kemi kaluar të gjitha me ndihmën e Zotit tonë.”

“Ka një llogari mbi llogaritë e tyre” 

Duke vënë në dukje se terroristët e FETÖ-s të cilët kishin hyrë nën petkun e uniformës së ushtrisë u munduan ti marrin peng më 15 korrik, Presidenti Erdogan në vijim ka thënë: “Por nuk e dinin që mbi llogaritë e tyre kishte një tjetër llogari dhe ajo ishte llogaria e Zotit tonë. Ata nuk e menduan këtë llogari. Për këtë arsye populli e prishi atë. Çfarë ndodhi me F16-tat? Çfarë ndodhi me tanket, helikopterët dhe topat?” pyeti ai.

Presidenti Erdogan gjatë fjalimit të tij vuri theksin tek tërësia territoriale e Turqisë. Duke u shprehur se Turqia nuk është një arë, por se një atdhe, Presidenti Erdogan vuri theksin tek fjala “një shtet të vetëm”.

Ndërsa pas thirrjeve të qytetarëve të cilët kërkonin dënimin me vdekje, Presidenti Erdoğan shtoi: “Në këtë temë kam thënë gjithmonë dhe jam në të njëjtin qëndrim. Nëse pasuesit e veteranëve kërkojnë dënimin me vdekje atëherë shteti nuk ka të drejtë të falë. Rruga e kësaj është kjo. Nëse Parlamenti merr një vendim në këtë drejtim, atëherë unë po e them që këtu që unë e miratoj menjëherë, pasi borxhi i dëshmorëve nuk paguhet kollaj. E çfarë është? Kështu thotë George, dhe kështu thotë Hansi. Mua nuk më intereson askush. Mua më intereson se çfarë thotë populli im.”

Ndërkohë Presidenti Erdogan bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Turqisë të këmbejnë paratë e huaja që kanë, duke i kthyer ato në flori ose në lira turke. “Ata të cilët nuk na thyen dhe mundën dot me F16, tanke, helikopterë, etj, tani po mundohen të na shembin përmes ekonomisë. Nëse ne qëndrojmë të palëkundur asnjë forcë në botë nuk mund të na shembë. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Turqisë nga këtu që të këmbejnë monedhat e huaja në lira turke”.

“Këto lojëra nuk do të jenë të suksesshme” 

“Ktheni në lira turke. Ne jemi kombëtarë, jemi vendas. Shikojmë që shtypin para në mënyrë të njëanshme. Ne nuk e bëjmë këtë gjë. Për këtë arsye populli im është duke këmbyer paratë e tij nga monedha e huaj në atë vendase. Krahas kësaj ne kemi hedhur edhe hapa të tjera si vendosja për bërjen e tregtisë me vende si Kina, Irani dhe Rusia përmes monedhës vendase”, shtoi Presidenti Erdogan.

Duke nënvizuar se nesër Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım do të zhvillojë një vizitë në Rusi, Presidenti Erdogan më pas shtoi se do të hidhen hapa konkretë për bërjen e tregtisë me monedhat vendase. “Nëse ata bëjnë tregti me ne do të paguajnë më paranë tonë, nëse ne marrim diçka prej tyre do të paguajmë me paranë e tyre. Kemi dhënë direktivat e nevojshme Bankës Qendrore dhe si rrjedhojë këto lojëra nuk do të jenë të suksesshme. Përballë këtyre lojërave edhe ne do të luajmë lojën tonë. Me Kinën. Me Iranin. Me të gjithë”.

Shekulli Agency