Poezi dedikuar vogëlushes nga Siria

shpresa-memediShpresa Purde Memedi:

Të dashur miq, nga cikli ,,Fate njerëzish” veçoj poezinë që ia kam dedikuar vogëlushes nga Siria

 

HI DHE TMERR!

Plagë lufte…

Zemra të pllakosura

Shpirtra të helmuar

,,Përkundin lagjen në ëndërra…”!

Jo! këtu nuk ka ëndërra!

Këtu nuk ka qetësi!

Këtu nuk ka butësi!

Vetëm janë, kokat që shpërndajnë

Neverinë rrotull!

Kush ta dridh fortë gjumin fëmijëror

Moj siriane e vogël?!

Moj siriane e mjerë!?

Vragë llahtarosjesh në fytyrën e butë të bekuar!

Plagë vulosjesh nga fytyra në lëndim

E harruar!

Në dëshpërim, duart e vegjël gjithnjë

Lartë qëndrojnë…!

Lutje në heshtje nga sytë e zinj….!

Simbol i së humburës liri si fëmijë!

Viktimë e mjerë në këtë batërdi!

Mercenarët me mërinë

Nuk kanë frikë as Perëndinë

Pa pendesë djegin fëmijërinë!

Me tym baroti ushqejnë

Mushkërinë!!

Pamja e zymtë e fytyrës sate

Gjithë botën rrotull kaloi

Por ja që ende ndërgjegjen e fjetur

Të njeriut ,,të vogël” të shekullit nuk zgjoi!!

 

Të dashur miq, nga cikli i ri për botim veçoj poezinë

KËRKOJE!

Kërkoje një përqafim të sinqertë

Nën krahët e asaj zemre!

Nën krahët e asaj femre!

Fytyrë ëmbël, nga nuri krijuar

Që thellë prek në ndjesinë

E haruar!

Kjo ndjesi në gji shkumuar

Fle qetë, si vullkan i fashitur

Në jermi mbaruar!

Engjëll! Zërin nuk ta dëgjon kush!

Në këtë shurdhëri!

Engjëll! Syri gjum nuk ka

Në këtë paskajshmëri!

Kur ta takoje!

Një përqafim shkrepës ëndërroje

Të shpërthejë si shadërvan

Në zemrën e ngrime të kësaj nate

Nën ethet e hidhura të kësaj nate

Si specë djegës në buzë!!

Por sërish…

Zërin nuk ta dëgjon kush!Engjëll!

Se koha është ndalur këtu!

Buzëqeshjen e saj me ngulm

Shiqimet kërkojnë

Nuk e len dot!

Nuk e gjen dot!

Të kujtojnë përqafimin

E një tingulli të perëndimit

Tingujt miqëdashës

Të falin gëzimin

Një fëtyrë ëmbël!Të falën mashtrimin!

Engjëll! Zërin s’ta dëgjon kush në këtë

Shurdhëri!

Engjëll! Mëkatin s’ta kupton kush në këtë

Marrëzi!!

 

Të dashur miq, nga cikli ,,Valë kujtimesh” veçoj poezinë e syve që shiqojnë me dhembshuri kur janë në shtratin e vdekjes

LUTJA

Sytë që lusin për shpëtim,

Kur vdekja është pranë,

Dëshpëruese në melankolinë e këputur,

Një vulosje sterrë e ironisë!

Pse vjen o ironi shekullore,

Në çaste kur shpirti urren dhe vuan?

Era jote e pakëndëshme shkatërron,

Çdo gjë deri në palcë!

Ankthi i madh i lemeris shpirtrat,

Që lusin për shpëtim,

Por ti nuk njeh lutje!

Ligji yt mizor, është qyqar dhe i prerë

Unë i them asaj largohu nga shpirtrat që i dua!

Por tinëzarja shekullore vazhdon me ngulm!

Punën si horr! Mjegullor!Fantazmë averze!

Punë neverie!

Ashtu ka qenë sot dhe e njëjta batërdi,

Do të jetë edhe në mot!

Qëndrimi yt madhështor

Nuk njeh falimentime, por vetëm

Sakrifica dhe fitore ndaj jetës

Nën ankthet e ditës

Që mjerisht lut për një shpresë të vogël

Një frymë! E cila quhet jetë!

Shekulli Agency