Indonezi, zhduket avioni me 13 persona

avi-9877Policia indoneziane ka bërë të ditur se me avionin i cilin ka pasur 13 persona është humbur kontakti gjatë fluturimit të së shtunës drejt ishullit Batam në afërsi të Singaporit.

Nga policia theksuan se me avionin, në të cilin kanë qenë tetë pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, është humbur kontakti 50 minuta pasi të shtunën fluturoi nga ishulli Bangka, që gjendet jo shumë larg brigjeve juglindore të ishullit Sumatra.

Hanry Bambang Soelistyo, shef i Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, tha se ekipet e tij kërkojnë avionin në ujërat mes ishujve Mensanak dhe Sebangka.

Ai shtoi se disa persona kanë gjetur një ndenjëse dhe një çantë në të cilën kanë qenë celulari dhe dokumentet policore.

Shekulli Agency