FETO shpallet organizatë terroriste nga 42 vende aziatike në APA

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydin deklaroi se FETO është përcaktuar si organizatë terroriste në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare Aziatike që u mbajt në Kamboxhia

fetDeputetët e 42 shteteve aziatike kanë shpallur FETO-n organizatë terroriste, pasi grupi llogaritet përgjegjës për tentativën vdekjeprurëse për grusht shteti më 15 korrik në Turqi.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydin deklaroi të enjten se FETO është përcaktuar si organizatë terroriste në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare Aziatike (APA) që u mbajt në Kamboxhia.

Organizata terroriste FETO, të cilën e udhëheq Fethullah Gülen, me infiltrimin e anëtarëve në të gjitha institucionet e shtetit turk tashmë disa vite ka punuar për përmbysjen e pushtetit legal dhe legjitim në këtë vend.

Akti i fundit konkret i kësaj organizate ndodhi më 15 korrik, kur pjesëtarët e ushtrisë turke të besuarit e Gülenit tentuan të kryejnë grusht shteti, ndërsa i parandaloi populli që doli në rrugë dhe policia.

Asambleje e APA-s përfundon punimet të premten.

Shekulli Agency