Turqia është vendi simbol në botë për ndihmat humanitare

kot-ndihma-turTurqia me 3.2 miliardë dollarë ndihma humanitare të regjistruara është vendi i dytë në botë dhe i pari për nga numri i popullsisë, duke marrë kështu titullin si vendi më bujar. Krahas ndihmave humanitare ajo ka kontribuar edhe me ndihma për rimëkëmbje me një vlerë prej 3.9 miliardë dollarë. Vetëm në vitin 2016 Turqia ka ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndihma humanitare dhe monetare Mianmarin, Irakun, Palestinën, Etiopinë, Maqedoninë, Siri Lankën, Haitin dhe Ekuadorin.

Turqia krahas përpjekjeve të saj për vendosjen e stabilitetit ndërkombëtar është kthyer sot në një faktor kyç dhe aktiv edhe në diplomacinë humanitare. Përveç ndihmave humanitare si pjesë e marrëveshjeve dypalëshe, Turqia ka shpërndarë ndihma humanitare në të gjithë botën edhe përmes organizmave ndërkombëtare duke veçuar këtu edhe ato të OKB-së.

Ndihmat humanitare që ky vend bën kanë fituar një rritje kohët e fundit duke u përhapur në shumë vende të botës. Sipas raportit të ndihmave humanitare globale të vitit 2016, Turqia ndodhet në vendin e dytë në botë me 3.2 miliardë ndihma të ndara zyrtarisht, pas SHBA-së. Njëkohësisht ajo është e para në botë për ndarjen e ndihmave humanitare duke u krahasuar me të ardhurat kombëtare. Duke ndarë 0.37 për qind të të ardhurave bruto, Turqia është kthyer në “vendin më bujar në botë”. Sipas raportit Turqinë e ndjekin vende si Britania e Madhe dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE).

Nga Azia Juglindore në Somali

Në ndihmat e viteve të fundit që Turqia ka bërë në botë mund të veçojmë ndihmat e bërë anë vitin 2004 pas tërmetit në Azinë Juglindore, ndihmat pas tërmetit në Pakistan në vitin 2005, ndihmat për krizën humanitare në Liban në vitin 2006, ndihmat pas daljes së krizës në Gaza në vitin 2008, ndihmat ndaj Haitit dhe Kilit në vitin 2010 pas tërmeteve të ndodhura atje, ndihmat e dhëna për Pakistanin në të njëjtin vit për shkak të përmbytjeve, ndihmat e dërguara anë Japoni pas tërmetit të vitit 2011, ndihmat e dërguara në Filipine në vitin 2013 për shkak të tajfunit, si dhe ndihmat e dërguara në Libi dhe Somali për shkak të krizave humanitare.

Turqia gjatë vitit 2016 ndihmon njerëzit në nevojë të ikur nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Mianmar. Që prej vitit 2014 dhe deri në ditët e sotme ndihmon njerëzit në nevojë që jetojnë në Gaza, Etiopinë e cila ndodhet përballë thatësirave, Maqedoninë dhe Siri Lankën të cilat u përballën me përmbytjet, si dhe ndihmë financiare për Ekuadorin.

Kriza në Siri dhe ana humanitare e saj

Një nga arsyet e rritjes së ndihmave humanitare të Turqisë kohët e fundit, padyshim është edhe kriza në Siri dhe ana humanitare e saj. Ndërkohë që merr pjesë në mënyrë aktive për zgjidhjen e krizës politikisht në Siri, Turqia është në krye të vendeve përsa i përket ndihmave humanitare për qytetarët e Sirisë në vend dhe për ato të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Nga njëra anë Turqia ka ndihmuar në lehtësimin e logjistikës për ndihmat humanitare të OKB-s në Siri, dhe nga ana tjetër në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile ajo vazhdon të dërgojë këto ndihma në brendësi të Sirisë.

Politika e ndjekur nga Turqia që nga fillimi i krizës në Siri si dhe pritja e afro 3 milionë sirianëve në vend dhe shërbimi ndaj tyre, ka marrë vlerësimin e opinionit ndërkombëtar.

Në krye të institucioneve që drejtojnë këto operacione humanitare janë Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Drejtoria e Menaxhimit të Emergjencave Civile pranë Kryeministrisë (AFAD) dhe Gjysmë Hëna e Kuqe Turke. Por krahas tyre është edhe një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile që ndihmojnë në këto operacione humanitare.

TIKA e cila me një kapacitet për praninë e saj në më shumë se 140 vende të botës dhe me 52 zyra përfaqësimi më shumë ka ndihmuar për rimëkëmbje vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që këtë rajon e ndjekin rajoni i Kaukazit, Afrika, vendet e Ballkanit, Evropa, Lindja e Largët, SHBA-ja dhe Oqeania.

AFAD ka shpërndarë ndihma në më shumë se 40 vende në 4 kontinente

AFAD si një nga institucionet më të shpejta në ndërhyrjen për dërgimin e ndihmave humanitare në shumë vende të botës duke filluar nga Ukraina deri në Somali, vitin e kaluar ishte ekipi i parë që arriti në Nepal pas tërmetit që ndodhi në këtë vend. AFAD bën e vetme koordinimin e të gjitha ndihmave për sirianët e ardhur në Turqi.

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke, e dyta në botë me një kapacitet për vendbanime dhe ushqim urgjent për 300 mijë persona

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke është një nga institucionet humanitare më të vjetra dhe ka afro 700 përfaqësi. Ajo është një nga anëtarët më të fortë të Federatës së Gjysmë Hënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke është e dyta në botë me një kapacitet për strehimin dhe ushqimin në mënyrë urgjente për 300 mijë persona.

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka shtrirë aktivitetin e saj humanitarë në shumë vende të botës, si në Pakistan, Çad, Haiti, Libi, Somali, Mianmar, Palestinë, Mauritania, Senegal, Niger, Bosnjë dhe Hercegovinë, Filipine, Irak dhe Liban. Me projektin “për zgjerimin e kapaciteteve”, duke qenë e para dhe me ndërhyrjen më të madhe të ndihmave humanitare gjatë përmbytjeve në Pakistan, Gjysmë Hëna e Kuqe Turke nxori në pah një botëkuptim të ri të kësaj fushe dhe ishte institucioni i parë që ishte në terren në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Turqia, organizatore e parë në botë e një samiti për ndihmat humanitare

Turqia krahas të qenit aktive në shpërndarjen dhe organizimet e ndihmave humanitare është edhe vendi i parë në botë që ka qenë vendi pritës i një samiti për ndihmat humanitare. Ai u zhvillua në datat 23-24 maj në Stamboll.

Ky samit ishte një pikë e rëndësishme për bisedimet dhe zhvillimin për një sistem më efikas dhe të ri në fushën e ndërhyrjes për shpërndarjen e ndihmave humanitare në botë. Samiti Botëror i Ndihmave Humanitare bëri gjithashtu që Turqia të ketë mundësinë të shpjegojë më mirë botës aktivitetet e saj humanitare.

Shekulli Agency