Në Tetovë hapet ekspozita e një refugjati sirian e titulluar “Hije Agonie”

111-7666Në hapësirat e Organizatës Kulturore-Humanitare “Merhamet” në Tetovë, u hap ekspozita “Hije Agonie” e sirianit Shergo Mousa, i cili përmes artit paraqet përjetimet e familjes së tij dhe popullit sirian në udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Ekspozita e cila përbëhet nga 30 vizatime të cilat më tepër janë ilustrime se sa vepra artistike, paraqet portrete mbi njerëzit sirianë që autorit i kanë ngjallur më shumë shpresë dhe përshtypje, si dhe vështirësitë e këtij populli të prekur nga konfliktet në udhëtimin e tyre të shpresës për një të ardhme më të mirë në vendet evropiane.

Autori sirian Shergo Mousa, këto vizatime i ka punuar gjatë kohës së qëndrimit në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli. Ai i cili së bashku me familjen e tij pesë anëtarëshe qëndron në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli tashmë nëntë muaj, për AA thotë se kjo është hera e parë që ka dal jashtë kampit, siç e quan ai “burg të refugjatëve”.

Autori nga Halepi, përmes Turqisë dhe Greqisë ka arritur në Maqedoni për një muaj, mirëpo në këtë vend ai ka mbetur i bllokuar pas mbylljes së “rrugës ballkanike” dhe e vetmja dëshirë e tij është të sigurojë një të ardhme më të mirë për familjen e tij.

“Problemi i vetëm është se ne këtu jetojmë si në burg dhe kjo është mjaftë e vështirë. Pas nëntë muaj ditë, ne për herë të parë dalim jashtë dhe i bashkohemi shoqërisë. Të gjitha këto piktura janë punuar në Gjevgjeli. Unë nuk di të flas, por di të vizatoj. Përmes pikturave të mia, unë i shprehi ndjenjat e mia dhe e rehatoj trurin tim”, u shpreh Mousa për AA.

Mousa duke shpjeguar një pikturë të tij në të cilën shihet një tendë e ftohtë me një refugjate në të dhe në anën tjetër një tend e Bashkimit Evropian me një zjarr të vogël të ndezur brenda saj, tha se: “Në këtë pikturë e kam përshkruar se si luajnë pushtetarët me ne në kohë të dimrit, duke na mbajtur të burgosur në kampe të ftohta. Përballë kemi Bashkimin Evropian të cilët nëpër shtëpitë e tyre qëndrojnë ngrohtë dhe na vëzhgojnë neve nga larg se si mundohemi të mbijetojmë.”

Ekspozita e sirianit Mousa do të jetë e hapur vetëm sonte, pasi që nuk i lejohet të dal jashtë kampit. Ai me ndihmën e Kryqit të Kuq është transportuar deri në Tetovë dhe pas disa orëve do të kthehet në Gjevgjeli bashkë me pikturat e tij.

Ndryshe, në territorin e Maqedonisë qëndrojnë të bllokuar rreth 250 refugjatë dhe nuk dinë se çfarë do të ndodh me fatin e tyre në të ardhmen. Prej tyre, 220 qëndrojnë në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli dhe Tabanovcë, ndërsa rreth 30 në qendrën e strehimit të azilkërkuesve në Vizbegovë të Shkupit.

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Hapet ekspozita e një refugjati "Hije Agonie"

Shekulli Agency