Turqi – Brenda muajit prezantohet automobili vendor

automobil-SUV

Brenda muajit gusht në Turqi do të prezantohet automobili vendor për përdorim personal, i cili do të jetë i sigurt dhe ekonomik, ndërsa modeli SUV do të prezantohet në shtator.

 

Brenda këtij muaji do të prezantohet automobili vendor për përdorim personal.

Në modelin SUV është duke u realizuar një punim shtesë në lidhje me zgjatjen e distancës së udhëtimit. Kështu që prezantimi i modeleve SUV do të bëhet në muajin shtator.

Prodhimi në seri do të fillojë pas përfundimit të testeve në terren. Automobili vendor do të ketë motor që punon edhe me energji elektrike, edhe me benzinë dhe naftë dhe do të harxhojë 2 litra benzinë në 100 km.

Për sa i takon çështjes së sigurisë automobili turk do të konkurrojë me markat gjigande botërore.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.