“DIELLI  RROTULLOHET”

die-8766Shkencëtarët e shekullit 8 -të dhe 9 -të kanë menduar se Dielli është stabil dhe se nuk lëviz. Ata i pasuan edhe disa nga të dyshimtitë në fe, të cilët dyshonin në fjalët e All-llahut të Lartësuar:

“Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të Dijshmit” (Jasin:38).

Kështu vazhdoi gjithnjë, derisa shkenca nuk përparoi dhe nuk e zbuloi gabimin deri te i cili kanë ardhur shkencëtarët para dy shekujve.

Tani është vërtetuar se Dielli rrotullohet rreth galaksionit të vet, pjesë e të cilit konsiderohet edhe Toka, e cila rrotullohet sikur që rrotullohet guri i mullirit.

Në këtë mënyrë e kuptuam një pjesë të asaj që do të thotë:

“Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar)... (Jasin:38).

Më në fund është vërtetuar se Dielli  rrotullohet rreth vetvetes. Ndonjëherë ajeti ka domethënie tjera, të cilat deri më sot nuk janë sqaruar.

 

                                                              “NA TREGO ALL-LLAHUN”

Ky është dyshuesi i dytë i cili beson në arsyen e vet, në gravitacionin, në radiovalët, në ekzistimin e atij i cili krijon mjete të ndryshme, edhe pse në të njëjtën kohë ai nuk sheh asgjë nga ajo të cilën e beson se ekziston. Kurse kur polemizohet rreth besimit të All-llahut, ai insiston që ta shohë All-llahun, që ta besoj, sepse ai beson, sipas tij, vetëm në atë që e sheh. Andaj kur do ta kishe pyetur:” Si atëherë beson në atë që e paraqitëm më parë?”, do të përgjigjej:”Sepse i kam prekur dhe i kam ndier gjurmët e tyre, ose kam dëgjuar mbi to nga burime të sigurta.” Kur do ta kishe pyetur:”Përse ke besuar në to edhe pse nuk i ke parë?”, do të përgjigjej se të pamurit e tij është i kufizuar në veprimin dhe fuqinë e vet, ashtu që me shikimin e vet nuk mund të përfshijë çdo gjë. Sikur dikush të mendonte si ky njeri, sigurisht do ta kishte kuptuar se All-llahu i ka shenjat dhe gjurmët në krijesat e Veta, të cilat na drejtojnë kah Ai, sikur që në këtë na udhëzojnë gjërat të cilat lëvizin kah Toka për shkak të gravitacionit të saj. Qëndrimet e arsyeshme të njeriut tregojnë në arsyen e Tij, duke i shtuar kësaj se All-llahu i ka të dërguarit, të cilët i kanë paraqitur argumentet e qarta mbi sinqeritetin e vet, andaj edhe u besuam atyre dhe besuam në Zotin tonë. Kush nuk mashtrohet me të pamurit e vet dhe qëndron në atë se dëshiron ta shohë All-llahun, le ta sprovojë të pamurit e vet duke shikuar Diellin vetëm një minutë kur ai gjendet në pikën qendrore (zenit). Do të vërejë se ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Nëse të pamurit e tij nuk është në gjendje ta duroj dritën e Diellit, atëherë si mund ta durojë shfaqjen e Atij i Cili është Dritë e qiejve e të Tokës?!

 

                                                          ADHABI (DËNIMI) I VARRIT

                                                  PAS DJEGIES SË TRUPIT TË VDEKUR 

Në kohët e lashta, njerëzit pyetnin çfarë është adhabi i varrit, i cili i ndodhë të vdekurit të cilin e ka ngrënë kafshët, apo që është djegur në zjarr, ose është mbytur në det? Dijetarët islam në këtë janë përgjigjur me atë se kjo gjë është në pushtetin e All-llahut, sepse shpirti pas ndarjes me trupin, kthehet ndonjëherë të takohet me trupin, kur ndodhë kënaqësia ose adhabi. Ndonjëherë kjo u ndodhë të gjitha pjesëve të trupit, e ndonjëherë vetëm disa pjesëve. Sikur këto pjesë të jenë të shpërndarë nëpër Tokë ose sikur të jenë djegur ose ndryshuar ose të jenë bërë copë e grimë në ajër, prapëseprapë All-llahu nuk e ka të pamundur që për herë të dytë t’i bashkojë me shpirtin. Nëse sot e shohim se njeriut i është mundësuar që ta bartë vibrimin e zërit nëpër të gjitha radiot, në shtëpi apo, aeroplanë ose nëndetëse, secili nga ato vibron në intervale të shkurta me vibrim të njëjtë. Disa nga dijetarët siç janë Ibën Azmi dhe Ibën Hubejre kanë thënë:”Adhabi bëhet vetëm mbi shpirtin i cili e braktisë “trupin”. Shumica e dijetarëve pajtohen me atë se adhabi pas vdekjes do të jetë mbi shpirtin dhe trupin së bashku. Ne nuk e dimë se çfarë janë pasojat e adhabit. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos se pushimi i dhembjeve te ai i cili fle, si dhe adhabit të tij, lumturisë dhe gëzimit, krahas asaj se ne nuk vërejmë kurrfarë gjurmësh në të.

 

                                      “NE DIMË SE Ç’PAKËSOHET (Ç’TRET) TOKA PREJ TYRE

Që nga kohët e lashta të dyshimit shtronin pyetje të këtilla:”Si All-llahu do t’i ringjallë dy njerëz të cilët e kanë ngrënë njëri – tjetrin dhe si do të japë llogari secili prej tyre”. Përgjigjja është:”All-llahu xh.sh. ka pushtet të cilin askush nuk mund ta dobësojë. Ky, në fakt, është të besuarit e muslimanëve në Zotin e tyre. All-llahu na ka bërë me dije atyre që dyshojnë duke thënë:

  “Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: ”Kjo është diçka shumë e çuditshme. A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!” Ne e dimë se ç’pakësohet (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit)” (Kaf:2-4).

Ky ajet tregon se Toka do t’i tretë trupat. Kjo do të thotë, se ndoshta se, disa nga trupat do të shndërrohen në bimë, madje në ushqim, ose madje edhe në trup tjetër. Por, Kur’ani sqaron se ekziston Libri, për të cilën All-llahu di dhe i cili veçanrishët e ruan ekzistimin e njeriut, në të cilin askush nuk ka ndikim. I Dërguari i All-llahut ka lajmëruar se maja bishtore (ashti bishtor) nuk shpërndahet (kalbet), domethënë atë nuk e tretë as toka e as krimbat. Ndonjëherë ajo është një pjesë e vogël e cila në vete i përmbanë karakteristikat e njeriut (kodi sekret) dhe ndoshta mu kjo që tregon Kur’ani. Kjo pjesë te njeriu bëhet si ajo farë e vogël nga e cila krijohet druri. Ky dru i madh përfundon me degë, me gjethe dhe rrënjë, kurse kjo farë e vogël mbetet e shëndoshë dhe e tërë gjithnjë derisa nuk bie shi e mandej zhvillohet dhe përsëri kthehet në formë të atij druri të madh. Kështu është edhe me njeriun.

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s ka thënë:” Tërë trupin e njeriut e skatërron toka, përveç fundit të bishti, nga i cili është krijuar dhe nga ai do të ringjallet.

“Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave)”(er Rrum:19).

All-llahu do ta lëshojë shiun në Ditën e Gjykimit, ashtu siç ceket në hadithet e të Dërguarit a.s., e mandej prej tyre do të rriten këto rrënjë njerëzore, të cilat nuk i ka shkatërruar as era, as shiu, As zjarri, e as asgjë dhe çfarëdo tjetër. Nga ato do të rritet njeriu mu siç rritet druri. Nuk është e çuditshme që njeriu të jetë i depozituar me të gjitha veçoritë e veta në formë fare të vogël, siç është fara ose qeliza, ose diç që është edhe më e vogël se kjo. Ne para lindjes sonë kemi qenë të depozituar në faktorë të imët trashëgues mbi të cilët sot fletë shkenca. Gjenet në vete përmbajnë aq precizitet, dhe janë të ngarkuara për të gjitha krijesat njerëzore që gjenden mbi sipërfaqen e Tokës, dhe kanë të bëjnë me specifikat e tyre personale, gjendjet shpirtërore, ngjyrën apo nacionalitetit, saqë sikur t’i kishim tubuar të gjitha këto në një vend dhe ti kishim vendosur, vëllimi i tyre prapë do të ishte më i vogël se gishtëza e metaltë, të cilën robaqepësi e vë në gishtë gjatë të qepuritë.

Përmbledhja e të gjitha këtyre domethënë: All-llahu ka pushtet mbi çdo gjë dhe është në gjendje që t’i mbajë karakteristikat e çdo njeriu në Librin e ruajtur mirë, për të cilën ndonjëherë mendohet se gjindet vetëm në ashtin bishtor (kodi sekret). Nganjëherë, kjo bëhet fare ndryshe në ashtin bishtor, në çka nuk ndikojnë faktorët rrënues në bazë të së cilëve, për herë të dytë arrihet deri te krijimi i sërishëm i njeriut. All-llahu ka pushtet mbi Çdo gjë!

Shkeputur nga libri: “Kodi Enigmatik i Universit”

Prof. Eroll Velija

Shekulli Agency