FETO-n e zbuloi kurthi i saj ByLock

Në operacionet e ndërmarra kundër anëtarëve të FETO-s që janë përcaktuar se kanë përdorur në të gjithë Turqinë programin ByLock në telefonat e tyre janë kryer procedura ndaj 5 mijë të dyshuarve

fet-876Programi komunikues i koduar ByLock i cili u deshifrua nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë në kërkimet e kryera pas tentativës së grusht shtetit ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e anëtarëve të FETO-s.

Në operacionet e ndërmarra kundër anëtarëve të FETO-s që janë përcaktuar se kanë përdorur në të gjithë Turqinë programin ByLock në telefonat e tyre janë kryer procedura ndaj afërsisht 5 mijë të dyshuarve që punonin në gjyqësor, personelin ushtarak, akademikë, mësues, policë në sektorin e shëndetësirë dhe në institucionet publike. Nga këta të dyshuar theksohet se 3 mijë prej tyre janë arrestuar dhe 2 mijë të tjerë janë liruar me kusht ose janë liruar pasi nuk janë gjetur fajtorë.

Krahas këtyre operacioneve mësohet se edhe një pjesë e madhe e afërsisht 38 mijë të arresutarve në kuadër të hetimeve në vazhdim që prej 15 korrikut e deri tani kanë përdorur programin ByLock.

“Programi ByLock i FETO-s është pasqyruar në aktakuzë”

Aktakuza e përgatitur në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit nga FETO nga Kryepokuroria e qytetit Denizli dhe e cila u pranua nga Gjykata penale e po këtij qyteti ka zbuluar rëndësinë e përdorimi të ByLock brenda strukturimit të organizatës terroriste.

Gjithashtu në aktakuzë është paraqitur në mënyrë të detajuar se si punon dhe se si është përdorur ByLock i cili ka filluar të përdoret nga anëtarët e organizatës me udhëzimin e kreut të FETO-s, Fetullah Gülen.

Në aktakuzën e përgatitur kundër 60 të dyshuarve nga të cilët 42 janë të arrestuar ku në mesin e tyre ndodhet edhe komandanti i Brigadës 11 Komando, gjeneral brigade Özhan Özbakır i cili pas tentativës së grushtit të shtetit është lirur nga detyra e tijë në Forcat e Armatosura Turke, vihet në dukje se ky program i cili në fillim ishte programuar në gjuhën angleze më pas ai është kthyer në gjuhën turke me një shtojcë të quajtur “Turquoise”.

Kërkesa për dënimin me 10 vjet burg për ata që përdorin ByLock

Edhe aktakuza e përgatitur në qytetin Izmir në kuadër të hetimeve në lidhje me përdoruesit e ByLock është pranuar nga Gjykata e krimeve të rënda.

Në këtë aktakuzë për dy të dyshuar të arrestuar është kërkuar dënimi i tyre me 5 deri në 10 vite burg me akuzat “anëtarësim në organizatën e armatosur terroriste”. Gjithashtu në aktakuzën ku parashtrohen detaje në lidhje me ByLock theksohet se të dyshuarit pretendohet se kanë kryer veprimtari në emër të organizatës duke e përdorur intensivisht këtë program dhe se ata kanë qenë pjesëtarë të shoqatave dhe institucioneve arsimore të cilët u mbyllën pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Në zgjedhjet e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve janë zhvilluar kontakte nëpërmjet ByLock

Në udhëzimet e dërguara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve anëtarë të FETO-s në lidhje me zgjedhjet në Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, është kërkuar që komunikimet në lidhje me zgjedhjet të bëhen nëpërmjet rrjetit të kontaktit ByLock.

Gjithashtu nëpërmjet këtij programi është kërkuar që të bëhen përcaktimet e mangësive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në pallatet e drejtësisë, dhe këto mangësi të përcjella për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është kërkuar që të përdoren si propagande për zgjedhjet.

215 mijë përdorues të ByLock

Specialistja e informatikës Füsun Nebil ka shpjeguar se programin ByLock e kanë përdorur 215 mijë persona, dhe se ky program nuk shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve online dhe se komunikimi në të është i koduar.

Edhe kryetari i Bordit drejtues të shoqatës së Informatikës të Turqisë, İlker Tabak tha se ByLock është një prgram i përdorur gjerësisht në Turqi ashtu si programet e komunikimit dhe mesazheve WhatsApp, Viber. Ndër të tjera duke vënë në dukje se programi ByLock mund të instalohet lehtë në celularët e përdoruesve Tabak ka transmetuar se për ta shkarkuar këtë program përdoruesi duhet të ketë informacionin se “ku mund ta shkarkojë këtë program”.

Pamja e programit e njëjtë, përmbajtja ndryshe

Detajet në lidhje me instalimin dhe përdorimin e programit të fshehtë që anëtarët e FETO-s kanë përdorur në komunikim, janë paraqitur edhe në deklaratat e anëtarëve të organizatës. Gjithashtu është përcaktuar se organizata ka përdorur edhe një program tjetër të fshehtë që emërohet “Eagle” dhe i cili ka pamjen e programit WhatsApp.

Policët dhe ushtarakët anëtarë të FETO-s kanë shpjeguar se këto aplikacione u janë instaluar në telefonat e tyre me rekomandim të personave që i kanë cilësuar si “Abi”.

Të dyshuarit të cilët kanë deklaruar se programin ByLock e kanë fshirë që nga viti 2015 dhe se në vend të tij ka nisur përdorimi i programit “Eagle” që mendohet se është më i sigurtë, ata kanë theksuar gjithashtu se këtë program nuk mund ta shkarkojnë dhe ta përdorë askush tjetër përveç anëtarëve të organizatës.

Ndër të tjera të dyshuarit kanë dhënë edhe informacionin se pamja e programeve është e njëjtë me aplikacionet e tjera në telefon por se përmbajtja e tyre është e ndryshme.

Shekulli Agency