SHBA, dita e tretë me radhë e protestave kundër Trumpit

pro-shba-98776Mijëra njerëz protestojnë në ditën e tretë në Miami, New York, Los Angeles dhe qytete të tjera amerikane, për shkak të zgjedhjes së Donald Trump për president.

Policia e New York-ut deklaroi se të premten vonë në këtë qytet gjatë protestave janë arrestuar 11 persona.

Protestuesit të cilët ishin mbledhur në parkun e madh në Manhatan, mbanin një pankartë me mbishkrimin: “Muri juaj nuk mund të qëndrojë në rrugën tonë”, i cili i referohet barrierave të anti-migrimit që Trump e paralajmëroi në kufirin SHBA-Meksikë.

Shekulli Agency