Rusia paralajmëron Ukrainën për gazin natyror

111-gazprom-5674444Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, ka deklaruar se ka rreziqe që lidhen me shpërndarjen e gazit natyror gjatë dimrit në Evropë dhe Turqi nëpërmjet Ukrainës.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë Novak ka theksuar se në periudhën e dimrit mund të lindin probleme në furnizimin me gaz natyror në Evropë dhe Turqi nëpërmjet Ukrainës.

Duke pretenduar se Ukraina nuk ka depozituar mjaftueshëm gaz natyror përpara dimrit, Novak është shprehur se “Aktualisht temperaturat e motit janë duke vazhduar nën normalen. Për këtë arsye ka disa rreziqe në lidhje me gazin që dërgohet.”

Shekulli Agency