Nikoliç pas fitores së Trump: Presim më shumë mirëkuptim për Serbinë lidhur me Kosovën

sh-tomislav-nikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç pasi ka uruar fitoren e Donald Trumpit në garën për Shtëpçinë e Bardhë, deklaroi se kjo fitore mund të rezultojë me bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës.

“Në qoftë se retorika parazgjedhore nuk ishte e rreme, mund të presim bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë për qëndrimin e saj për mosnjohjen të ashtuquajturës Pavarësi të Kosovës”, tha Nikoliç.

Ai shtoi më tej se nga qeveria e Serbisë do të kërkojë të përpilojë një analizë për ndikimin e fitores së Trumpit mbi ekonominë e Serbisë, investimet dhe borxhin e jashtëm dhe se tani Serbia do të duhet të bëjë përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve akoma më të mira me SHBA-të.

Presidenti serb tha më tej se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur.

“Bota po ndryshon dhe po bien elitat e krijuara. Shtetasit e SHBA-ve janë të lodhur nga luftërat me shtetet tjera dhe pjesëmarrje në luftërat në territoret e huaja, të cilat i refuzuan përmes votimeve”, përfundoi Nikoliç.

Shekulli Agency