Të dashur miq, nga cikli i ri për botim veçoj poezinë
NË DHE TË HUAJ!
Shqetësimi është në secilën shkëndi
Atë edhe ti e di!
Në dhe të huaj një shpirt i trazuar
Shpirt shtegëtar synim i gërshetuar
Një ëndje djaloshare, harabel i tradhëtuar!
Nga kjo rrëmujë i vetmuar, pa dritë! Pa shpresë!
I humbur në kërkim të saj! Dëshirë e parealizuar!
Duar! Ata duar! Në acar të ngujuar
Nga puna të lodhur, shumë të hidhëruar
Të ftohtit në palcë kafshuar!
Si shtatore të falimentuar!
S’të pyet kush! Për dhimbjen tënde sot!
Shqetësimi është në secilën shkëndi
Atë edhe ti e di!
E prite s’të erdhi!
Zemërim drithërues! Shiqime plumbi!
Shqetësimi është në secilën shkëndi
Atë edhe ti e di!
Melodi e këputur buzë e paputhur!
Tru i helmuar!
Zemra tërbuar!
Afsh i gllabëruar!
Nën sirtarin e melankolisë
Flamur i rebeluar!
Poltron pa këmbë
Ndjenja pa mëngë
Shfaqet qartë!Në secilën shkëndi!
Këtë edhe ti e di!!
Të dashur miq, nga cikli Fate njerëzish veçoj poezinë e fytyrë -engjëllores
ME SY TË BUKUR
Kush i ka sytë e tu?
Kush i ka sytë e tu moj engjëll
Bukurie?
Kush i ka sytë e tu moj parajsë
Madhështie?!
Faqe -dëlirë nga ujë bekuar
Krijuar
Moj zemër zemre!Krenare moj!
Yll shpirt-lartësie në një vend bashkuar!
Syri që shkëlqen
Një simbolikë në veçanti
Nga kjo besnikëri!
Shportë në lule me ngjyra
Në këtë bukuri!
Flokët e arta një shpleksje në fytyrë
Valëzim nga yjet në qiell ndriçuar
Një bukuri nga zemra e dheut formuar
Nga dita në ditë në fitore të tjera duke
Rrugëtuar!
Derdhe lot melankolie dikurë!
Kur dhimba dhe vuajtja goditnin
Me gurë!
E bukura e dheut moj!Syartë krenarie moj!
Zemra yte peshe!Këtë rrugë për rrugëtim
Preferoi
Një jetë e vyeshme në tokë prej thelbit kërkoi!
Prej thelbit, si një flutur
Krahët e larmë kërkoje!
Nga pëllëmba me flori
Në këtë tokë me pasuri!
Moj e bukura e dheut
Nga bukuria krijuar!
Një grusht margaritarësh në dorë
Nga pëllumbesha dhuruar!
Të dashur miq, nga cikli ,,Valë kujtimesh” veçoj poezinë për më të dashurën me mall….
SYTË E KALTËR NUK I SHOH MË!
Sytë e bukur si margaritarë,
Shpesh i thëras nga thellësia e kësaj zemre,
Moj loke!
Por ata nuk rrezatojnë më!
Zemra e saj si copë graniti,
Qe e pamposhtur, vigane dhe prindore,
Pse ike pa thënë fjalën e fundit,
Që të mbet në fyt e pathënë?!
Ethet e vdekjes morbide,
Nuk deshën të zbulosh misterin,
Dëshirën tënde të fundit në këtë botë,
Ndaj shpesh të thërras ty,
Por sytë e tu nuk i shoh më!
Edhe kur përjetësia plot ankth,
Të hiqte me vete!
Ti sërish mendoje për mua moj loke,
Në dhomën e vuajtjeve të mëdha!
Në ato dy sy fshihej misteri shekullor,
I përbuzjeve ziliqare,
Të hijeve dhe hijenave,
Të kësaj bote të rrejshme.
Të qoftë e lehtë toka e zezë,
Që të ra në fytyrë,
Shpirti yt arriti të mposhtë çdo sfilitje
Të gënjeshtarëve hijerëndë të kohës!
21 dhjetor 2012
Të nderuar miq, nga cikli ,,Valë kujtimesh” veçoj poezinë “PLISI I BARDHË” dedikuar gjyshit (babait të nënës) Ismail Spahiut nga Tetova, i cili konsiderohet si një njeri me vyrtyte të larta në kohën kur ka jetuar dhe vepruar.
PLISI I BARDHË
Me dinjitet jetove në këto troje
O i nderuar me plis të bardhë!
Qëndresa jote zgjoi dhe më fort
Vullnetet e ndrydhura të egërsisë
Ylli shkëlqyes ndriçoi anën e dhimbshme
Të rrugës sfiduese pa dritë
Duke shporrur zymtësinë shekullore
Nga fytyrat e etura për liri dhe drejtësi!
Dëshira e brezave tingëlloi zëshëm
Në ndërgjegjen tënde, o i betuar!
Sprovat e rënda të dhuruan dy këmbë të çelikta
O gjysh me plis të bardhë!
Jehoi simboli i qëndresës
Kundër shpërnguljeve me dhunë
Në qytetin e bukur të Sharit
Jehona e së cilës shpërndahej si dorë e hekurt
Vendosur në shënjestër të grykës qyqare.
Jeta jote ishte një tempull
I cili ndriçon të ardhmen e një populli të lashtë,
Duke mbijetur kalvaret bizare të vetjakëve
Të mallkuar që godasin në çdo çast
Dhe kur mallkimi i nënave ndaj ligësisë
Me padrejtësi simbolizonte kulmin e anktheve
Ti linde si shpresë me dritë për popullin
Që çrrënjosej me rrënjë nga grushti makabër!
O burrë nga dheu!
Vazhdove misionin tënd hyjnor
Së bashku me viganët e tu
Edhe kur dora e errët zgjatej pas tyre
Duke i shndërruar në viktimë të kohës
Nën ankthet e ditës
Stoicizmi i të cilëve bënte ballë
Dhunës me helm
Që shpërndahej nga kutia e Pandorës
Vreri i së cilës
Lëshonte shkretëtirën si dhuratë
Në çdo familje, me krenari fisnike!