Në Indonezi nis punimet AP e Interpol-it, Turqia mbështet Kosovën

int-65544Fillon Asambleja e 85-të e Përgjithshme e Interpol-it në Qendrën e Kongresit ‘Nusa Dua’ në ishullin Bali të Indonezisë.

Në mbledhjen e sivjemë me temë “lufta kundër terrorizmit” marrin pjesë 1.360 delegatë nga 167 shtete.

Në mbledhje Turqia do të përfaqësohet nga kryetari i Departamentit të Interpol-it në Turqi, Lütfi Çiçek dhe një delegacion na Departamenti i Interpol-Europol-it pranë Drejtorisë së Përgjithshme Policore të Turqisë.

Po ashtu, në mbledhje do të vlerësohen aplikimet për anëtarësim të Kosovës, Palestinës dhe Ishujve Solomon. Ndërkaq, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, delegacioni nga Turqia do të japë mbështetje për Kosovën dhe Palestinën.

Gjithashtu, në mbledhje do të zgjedhet edhe drejtori i Interpol-it, zgjedhje kjo që përsëritet një herë në katër vite. Për pozitën e drejtorit do të garojnë zv/ministri i Sigurisë Publike i Kinës, Hongwei Meng dhe gjeneral-lejtnanti nga Namibia, Sebastian Ndeitunga.

Shtetet anëtare të Interpol-it do të njoftohen në lidhje me FETO-n

Në panelin që do të organizohet në kuadër të mbledhjes, zyrtarët turq do ta shpalosin qëndrimin e Turqisë kundër luftëtarëve terroristë të huaj, PKK-së, YPG-së dhe Organizatës Terroriste FETO, e cila më 15 korrik ndërmori tentativë për grusht shteti.

Zyrtarët e policisë turke do të zhvillojnë takime dypalëshe me përfaqësues nga shumë shtete, ku do të shpërndahen hard-disqe eksternale në të cilat do të ketë prezantime, të dhëna dhe dokumente në lidhje me tentativën për puç nga FETO. Po ashtu, përfaqësuesve të shteteve do t’u ofrohen informacione në lidhje me luftën kundër kësaj organizate.

Siguria e lartë në Bali

Me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it janë ndërmarrë masa të larta sigurie.

Gjatë mbledhjes e cila do të zgjasë deri më 10 nëntor janë vënë në detyrë 3.800 policë.

Shekulli Agency