Turqi, konfiskohen 200 kilogram heroinë nga kampet terroriste të PKK-së

kot-rNë operacionin e përbashkët të forcave të sigurisë dhe të inteligjencës së Turqisë, janë konfiskuar 200 kilogram heroinë, e cila është prodhuar në kampin e organizatës terroriste PKK/KCK në veri të Irakut.

Policia turke në Rize ka ndaluar një kamion për të cilin shërbimi inteligjent ka zbuluar se trasporton sasi të mëdha të drogës e cila është prodhuar në kampin e terroristëve të PKK-së në malet e Irakut verior.

Në kamion janë gjetur dhe sekuestruar 200 kilogram heroinë ndërsa shoferi u arrestua dhe i është dorëzuar organeve kompetente për ndjekje të mëtejshme.

Nga Departamenti i Policisë për luftën kundër trafikut të drogës njoftohet se hetimet rreth rastit janë në vijim dhe se forcat turke do të vazhdojë luftën e gjerë kundër trafikimit të mjeteve narkotike.

Shekulli Agency