TV SHENJA zbulon edhe një skandal: Komuna e Çairit s’paguan borxhet, nga e hëna s’ka ngrohje (DOKUMENT)

kot-6577MAQEDONI -Televizioni Shenja zbulon një skandal të ri. Nga dita e hënë Çairi do të ngelet pa ngrohje, për shkak të borxheve të pashlyera nga ana e Komunës së Çairit për ngrohjen e shkollave fillore dhe çerdheve sezonin e kaluar ku si pasojë kompania Makpetrol Prom-gas ka ndërprerë furnizimin me gaz.

Në një dokument zyrtarë të ngrohtores të siguruar ekskluzivisht nga televizioni Shenja, thuhet se borxhi i papaguar për energjinë termike në shkollat fillore dhe çerdhet në kuadër të Komunës së Çairit deri më 30 gusht 2016 është mbi 20 milion denarë dhe 9 milion denarë kamatë, që gjithsej janë 500 mijë euro borxh që Komuna e Çairit nuk i ka paguar.

Nga ngrohtorja shprehin keqardhje për situatën e krijuar, duke sqaruar se deri më tani borxhin ndaj furnizuesit me gas kompanisë “Makpetrol – Prom” e kanë mbuluar me mjetet e tyre, por thonë se tanimë nuk kanë mundësi për finansim të mëtejmë. Në edicionin e lajmeve të orë 18:55 do të ju njoftojmë më hollësisht për këtë skandal.

14958033_1222595617821850_48390855_o

Shekulli Agency