Merzuki: Turqia ka të drejtë për vetëmbrojtje

Ish-presidenti i Tunizisë, Munsif el-Merzuki: “Në të vërtetë, ne këtë puç të dështuar e shohim si një tentativë për grusht shteti ndaj Pranverës Arabe”

merzuki-4533Ish-presidenti i Tunizisë, Munsif el-Merzuki, në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik në Turqi ka deklaruar se “Në të vërtetë, ne këtë puç të dështuar e shohim si një tentativë për grusht shteti ndaj Pranverës Arabe”.

I ndodhur në Vjenë për të zhvilluar takime, Merzuki ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e AA-së.
Sipas Merzukit, tentativa për grusht shteti e ndërmarrë më 15 korrik në Turqi nga Organizata Terroriste FETO ka qenë tentative kundër Pranverës Arabe. Ai theksoi se Turqinë deshën ta dënojnë si rezultat i asaj se ajo ka dhënë mbështetje për çështjen palestineze dhe ka mbështetur dhe është solidarizuar me popujt që u ngritën kundër regjimeve totalitare në shtetet si Egjipti dhe Tunizia.

“Në të vërtetë, ne këtë puç të dështuar e shohim si një tentativë për grusht shteti ndaj Pranverës Arabe, sepse ishin mjaft të dukshme ndihmat e Turqisë ndaj shteteve ku u zhvillua Pranvera Arabe. Për këtë arsye, këtë e shohim si një formë dënimi për ndihmat që Turqia ua ofron popujve arabë”, u shpreh Merzuki.

“Tërmetet nuk kanë mbaruar”

Merzuki tha se Pranvera Arabe vazhdon ende dhe e përngjasoi atë me “vullkan dhe tërmet”. “Këto vullkane nuk kanë pushuar ende. Tërmetet nuk kanë mbaruar. Lëvizjet vazhdojnë dhe këto dridhje dhe shpërthime do të vazhdojnë përderisa ka kush t’i shkaktojë. Pas të gjitha këtyre shpërthimeve dhe dridhjeve, sërish do të ndërtohet një rend i ri”, vazhdoi ai.

“Turqia ka të drejtë për vetëmbrojtje”

Duke e kritikuar qëndrimin e Evropës pas tentativës për grusht shteti, Merzuki tha se “Qasja që shfaqin sot kundër Turqisë në fakt buron nga qëndrimet e tyre kundër Turqisë. Turqia ka të drejtë për vetëmbrojtje.”

“Një ditë Mursi do të shpëtojë nga burgu”

Merzuki rikujtoi se presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike Muhammed Mursi jo vetëm që është burgosur, por në të njëjtën kohë ka qenë subjekt i një keqtrajtimi antinjerëzor. Siç tha ai, organizatat e të drejtave të njeriut duhet të mobilizohen kundër padrejtësisë që po i bëhet Mursit. Ai shtoi se bashkëndien dhimbjet dhe problemet e Mursit. “Megjithatë, besoj se një ditë Mursi do të shpëtojë nga burgu dhe do ta vazhdojë luftën aty ku e ka lënë”, u shpreh më tej Merzuki.

Zona e paarmatosur në veri të Sirisë

Merzuki theksoi se Turqia ka strehuar afër tre milionë refugjatë sirianë, gjë e cila sipas tij meriton vlerësime dhe falënderime. Më tej, ai vazhdoi se “Në mënyrë që të arrihet zgjidhje permanente, nën protektoratin e Turqisë duhet krijohet zonë e paarmatosur.”

Duke rikujtuar se Rusia është aktor i rëndësishëm dhe se kohëve të fundit marrëdhëniet Turqi-Rusi u janë kthyer normalitetit, Merzuki shprehu besimin se Turqia mund ta bind presidentin rus Vladimir Putin sa i përket zgjidhjes permanente.

“Sisi nuk u bie në mend”

Siç tha Merzuki, akuzat dhe etiketimet ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan janë të papranueshme. “Pse atëherë atyre që flasin për diktaturë u bie ndërmend Turqia e jo Sisi, jam kureshtar ta di”, potencoi Merzuki.

Sipas Merzukit, Evropa po përdor si një mburojë islamofobinë në mënyrë që t’i mënjanojë problemet ekonomike dhe shoqërore. Ai shtoi se është e nevojshme që muslimanët që jetojnë në Evropë të bashkëveprojnë dhe të jenë aktivë në çdo lëmë në shtetet ku jetojnë.

VJENË (AA) – AŞKIN KIYAĞAN/HASAN TOSUN

Shekulli Agency