Operacione anti-terrorizëm në disa qytete të Turqisë, 13 të ndaluar

operacione-anti-terorrist-turqi

Numri i të ndaluarve në qytetin e Ankarasë është rritur në 12. Ndërsa theksohet se 1 person është ndaluar në qytetin Hatay. Gjithashtu vihet në dukje se 1 person në Stamboll, 1 në Kırıkkale dhe 1 në Ankara janë në kërkim.

 

Në operacionet kundër organizatës terroriste DAESH të ndërmarrë në 4 qytete me qendër Ankaranë janë ndaluar 13 persona si dhe 3 të tjerë u shpallen në kërkim.

Sipas informacioneve të marra, ekipet e Drejtorisë së Departamentit të Anti-terrorizmit në Ankara, kanë ndërmarrë operacione në 13 adresa të ndryshme në rajonet Etimesgut, Pursaklar, Çubuk dhe Akyurt kundër organizatës terroriste DAESH. Krahas kryeqytetit gjithashtu në adresa të përcaktuara më parë janë ndërmarrë operacione në të njëjtë kohë edhe në qytetet Stamboll, Hatay dhe Kırıkkale.

Në kontrollet e ushtruara janë konfiskuar një numër i madh i dokumenteve, publikimeve dixhitale, si dhe libra dhe revista të cilat përmbajnë mesazhet e Ebu Bekir el-Bagdadi, i cili pretendohet se është lideri i DAESH-it.

Numri i të ndaluarve në qytetin e Ankarasë është rritur në 12. Ndërsa theksohet se 1 person është ndaluar në qytetin Hatay. Gjithashtu vihet në dukje se 1 person në Stamboll, 1 në Kırıkkale dhe 1 në Ankara janë në kërkim.

Vazhdojnë procedurat në polici për 13 personat e ndaluar në operacionin e sotëm.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.