Ministri Isik, deklaroi se dërgimi i tankeve dhe forcimi i masave të sigurisë në kufirin turk me Irakun dhe Sirinë është masë e domosdoshme duke marrë parasysh zhvillimet në këtë rajon
Forcat e armatosura turke (TSK) kanë filluar vendosjen e tankeve në Silopi, në krahinën juglindore Sirnak, në kufirin midis Turqisë, Sirisë dhe Irakut.
Silopi ndodhet në juglindje të Turqisë, në afërsi të kufirit me Irakun dhe Sirinë.
Ministri Isik: Dërgimi i tankeve në kufi është masë parandaluese
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Isik, deklaroi sot në Ankara se dërgimi i tankeve dhe forcimi i masave të sigurisë në kufirin turk me Irakun dhe Sirinë është masë e domosdoshme që forcat turke e ndërmarrin duke marrë parasysh zhvillimet në këtë rajon.
“Në rajon po ndodhin gjëra të rëndësishme. Brenda Turqisë po zhvillohet luftë e gjerë kundër terrorizmit, ndërsa menjëherë nga ana tjetër në kufijtë tanë po ndodhin gjëra të rëndësishme. Dërgimi i tankeve dhe artilerisë në vijën kufitare është masë që e marrim në pajtim me përgatitjet që t’i kundërpërgjigjemi kërcënimeve eventuale. Turqia duhet gjithmonë të jetë e gatshme për gjithçka, ndërsa kjo është vetëm një nga masat për këtë situatë”, tha Isik.