Kurtulmus: Procesi për ekstradimin e FETO-s është përshpejtuar

Numan-Kurtulmus-111Zv/Kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmuş, ka bërë disa deklarata për gazetarët teksa vazhdonte takimi i Këshillit të Ministrave në rezidencën presidenciale nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Kurtulmuş në lidhje me kërkesën për ekstradimin e kreut të FETO-s, Gülen ka deklaruar se “Ndoshta nuk duket shumë e lehtë që të ekstradojnë kreun e FETO-n në Turqi nesër në mëngjes apo të japin vendimin për arrestimin e përkohshëm të tij, por dua të theksoj se procesi është përshpejtuar. Mund të shpreh gjithashtu se vizita e ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdağ, atje (SHBA) ka qartësuar edhe më tej marrëdhëniet dhe ka përshpejtuar procesin e ekstradimit apo të arrestimit të përkohshëm të kreut të FETO-s.”

“Shpresoj që të jetë i mundur vendimi për ekstradimin apo arrestimin e përkohshëm”

Pasi ka vënë në dukje se SHBA-ja duhet të bëjë atë që është e nevojshme në lidhje me këtë çështje Kurtulmuş, ka theksuar se “Shpresoj se është hedhur një hap i rëndësishëm në procesin e ekstradimit apo arrestimit. Ne besojmë se drejtuesit, anëtarët e drejtësisë, sistemi gjyqësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjnë atë që është e nevojshme. Shpresojmë që të jetë e mundshme sa më parë ekstradimi ose vendimi për arrestimin e përkohshëm brenda këtij procesi për ekstradim në Turqi të liderit të organizatës i cili i ka përjetësuar këtë makth të madh Turqisë në natën e errët të 15 korrikut dhe që edhe pas kësaj nuk ka qëndruar i qetë.”

Ndërsa në lidhje me punimet për ndryshimet kushtetutuese Kurtulmuş, ka theksuar se “Për të kryer ndryshimin e kushtetutës duhet të shikojmë qëndrimet dhe sjelljet e partive të tjera. Deklaratat e kryetarit të partisë MHP Devlet Bahçeli përcaktojnë qartë qëllimin për të përshpejtuar dhe për të arritur në një rezultat sa më parë nga këto debate. Për këtë arsye janë të rëndësishme për ne edhe qëndrimet e partive MHP dhe CHP që të përcaktojmë edhe hapat gjithëpërfshirës që do të hedhim, por edhe kalendarin. Ne nuk mund të ndërmarrin një nismë të cilën nuk mund ta zgjidhim të vetëm, duke e treguar se mund ta zgjidhim në këtë mënyrë.”

“Aktualisht këtu mund të ndiqen dy rrugë, e para një propozim për ndryshim gjithëpërfshirës të kushtetutës, pra me kuptimin e plotë të një kushtetutë të re. Në këtë aspekt kemi një punim të kryer i cili ka përfunduar. E dyta është një pakët përgatitore e kushtetutës me gjithëpërfshirje më të ngushtë në lidhje me çështjet themelore të nevojshme aktualisht, e cila edhe kjo është gati e përgatitur. Dëshiroj të shpreh se AK Partia ka përpara dy dosje, ka dy përgatitje që janë të gatshme”, është shprehur Kurtulmuş duke dhënë informacione në lidhje me bisedimet për kushtetutën.

Shekulli Agency