Sipas vendimit të marrë i cili ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare u ndalua puna e 15 mediave, përfshirë agjenci të lajmeve, gazeta dhe revista
Me vendim të Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e ka peshën e ligjit, janë mbyllur të paktën 15 media, për shkak të mbështetjes së tyre për organizatat terroriste dhe aktiviteteve që ndikojnë sigurinë kombëtare.
Sipas vendimit të marrë i cili ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare u ndalua puna e 15 mediave, përfshirë agjenci të lajmeve, gazeta dhe revista.
Në mesin e organizatave mediatike që janë mbyllur nga shkaku i mbështetjes të cilën kanë dhënë ndaj organizatave dhe aktiviteteve që janë të dëmshme për sigurinë kombëtare janë agjencia e lajmeve Dicle agjencia e lajmeve Jin, Ozgur Gündem, pastaj gazetat Azadiya Welat, Yüksekova Haber, Batman Cagdas, Cizre Postasi, Idil Ibaer, Guney Expres, Prestj Haber, Ufranatik, Glas Kiziltepe, Tiroj, Evrensel Kultur dhe Ozgurluk Dunyasi.