“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Nuk ka më vend për Esadin në të ardhmen e Sirisë”, deklaroi Al-Jubeir, gjatë një konference shtypi të përbashkët me Lavrovin në Moskë.
Kreu i diplomacisë saudite akuzon nga ana tjetër kreun e regjimit të Damaskut si përgjegjësin kryesor për shfaqjen në Siri të organizatës terroriste DAESH, nën pretendimin se Esadi do të kishte preferuar t’i drejtonte armët kundër popullit të tij e jo kundër DAESH-it.
“Beshar Esad është pjesë e ngërçit në Siri dhe jo e zgjidhjes së krizës siriane”, theksoi ai.
Nga ana e tij, Lavrov vuri theksin se vetëm populli sirian mund të vendosë për fatin e Esadit.