Një kontribut madhor në projektin për gjuajtësin “F-35” ka dhënë edhe kompania turke “Kale Aerospace”, e cila ka prodhuar 400 pjesë të këtij avioni.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur procesi i montimit të gjeneratës së re të avionit të parë luftarak “F-35”, që do t’i dorëzohet Turqisë.
Një kontribut madhor në projektin për gjuajtësin “F-35” ka dhënë edhe kompania turke “Kale Aerospace”, e cila ka prodhuar 400 pjesë të këtij avioni.
Gjenerata e re “F-35”, një reaktiv i pakapshëm nga radarët dhe 4 herë më efektiv sesa pararendësit “F-16” e “F-18”, konsiderohet si avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme dhe është projekt i përbashkët i 9 shteteve, përfshi Turqinë.