Zgjedhjet e 11 dhjetorit, analistët: Fushata do të jetë e nxehtë

votime-65777jpgMAQEDONI: Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se edhe kjo fushatë zgjedhore nuk do të ndryshojë shumë nga të kaluarat sa i përket përmbajtjes së saj. Megjithatë, këto zgjedhje sip u shprehën ata, janë specifike dhe për këtë na pret një fushatë e nxhetë. Profesori universitar, Nano Ruzhin, vlerëson se përveç se do të ketë një garë tëashpër mes partive politike, në këtë fushatë nuk do të mungojnë as ofendimet.

“Do të jetë një me numër të madh të skenareve të zeza, fushatave të zeza. Nga njëra anë do të kemi përplasje nga njëra anë persona  që thonë se do të shpëtojnë Maqedoninë nga ndonjë amerikanizëm apo natoizim. Nga ana tjetër do të thirren në vlerat tradicionale, guardian të tradicionalesh. Në pjesën shqiptare supozoj do ketë gjithashtu një pjesë të fushatës drejtuar parametrave të caktuara në atë kuptim se si do jetë ardhmëria e Maqedonisë. Mendoj se do të kemi një fushatë të ulët, me ofendime të shumta, me shumë mobilizime të hapur të anëtarëve më ekstremistë dhe në kushte të tilla”, thotë profesori Nano Ruzhin.

Nga ana tjetër, gazetari, Besim Iljazi, vlerëson se një element i ri në këtë fushatë zgjedhore do të jetë Prokuroria Speciale.  Sa i përket platformave politike, ai thotë se platformat e partive politike janë të shkëlqyera dhe janë briliante por realizimi i asaj qëështë e shkruar në letër, lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk do të kemi ndryshim për dallim nga zgjedhjet e kaluara me atë që një element i ri në diskursin e partive politike do të jetë Prokuroria Speciale dhe gjithë kundërthënieve rreth punës së saj dhe sidomos kjo do të jetë prezent dhe më e theksuar tek partitë maqedonase edhe te ato shqiptare por jo gjithaq e shprehur dhe nuk do të jetë shtylla e fushatës. Natyrisht qëpartitë shqiptare duhet të dominohen nga tema të tjera për të cilat aspirojnë shqiptarët dhe disa nga të cilat deri tani nuk janë plotësuar”, thotë gazetari Besim Iljazi.

Ai ka shtuar se aspekt tjetër i rëndësishëm  është ai i prezantimit ku ligji i favorizon partitë e mëdha sa i përket prezantimit publik në media dhe këtu partitë e vogla janë të hendikepuara dhe të diskrominuara pasi kanë tajming shumë të vogël të prezantimit publik në media.

Teuta Buçi /SHENJA/

Shekulli Agency