Fillon mësimi në shkollat e marra nga FETO në Guine

Në Guine ka filluar viti i ri shkollor në shkollat të cilat Fondacioni Turk Maarif (TMV) i ka transferuar nën kompetenca të tij nga Organizata Terroriste FETO

kot-6755Në Guine ka filluar viti i ri shkollor në shkollat të cilat Fondacioni Turk Maarif (TMV) i ka transferuar nën kompetenca të tij nga Organizata Terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i TMV-së, Prof. Dr. Birol Akgün, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se me arsimin e ofruar në shkollat e transferuara synohet përfaqësimi më i mirë i Turqisë jashtë vendit.

“Duke i përmirësuar shkollat, duke sjellë kushte më të mira sesa të mëparshmet, këto do t’i shndërrojmë në ura arsimore dhe kulturore mes Turqisë dhe Guinesë”, tha Akgün.

Ndërkaq, ambasadori dhe nënkryetari i TMB-së Hasan Yavuz tha se pesë shkollat e FETO-s tani të transferuara nën sistemin arsimor do t’i kthehen funksionit të duhur dhe do t’i shërbejnë popullit turk.

Ai theksoi se lidhjet e forta historike dhe kulturore mes dy shtetetve janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Yavuz uroi që ky vit shkollor në këto shkolla të jetë i mbarë dhe i suksesshëm.

Yavuz vuri në pah se Turqia ka mbajtur fjalën në kuadër të marrëveshjes së arritur dhe se në Guine do të dërgohen një koordinator shtetëror, dy administratorë dhe një mësimdhënës.

Presidenti i Guinesë Conde do të vizitojë Ankaranë

Nga ana tjetër, Yavuz tha se Presidenti i Guinesë Alpha Conde e ka informuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas transferimit të shkollave dhe i ka uruar mbarësi.

Ai tha se ditën e nesërme Conde do ta vizitojë Ankaranë për t’u takuar me presidentin Erdoğan.

Ndryshe, Presidenti Erdoğan më 3 mars pati vizituar Guinenë dhe arriti marrëveshje për transferimin e kompetencave të shkollave të FETO-s.

Shkollave iu dha emri “Dëshmori Ömer Halisdemir”

Javën e kaluar Turqia dhe Guinea nënshkruan protokol për transferimin e kompetencave të pesë shkollave në kuadër të TMV-së, edhe atë një isntitucion parashkollor, një shkollë fillore dhe dhe një e mesme (sipas sitemit arsimor turk), si dhe dy gjimnaze.

Dy prej shkollave morën emrin “Dëshmori Ömer Halisdemir”, tjetra “Dëshmorët e 15 Korrikut”, ndërsa shkollave të ngelura iu dha emri i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij të Guinesë Alpha Conde.

Shekulli Agency