Erdoan: Të vendosur për të pastruar çfarëdo lloj terroristi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se operacioni ‘Mburoja e Eufratit’, filluar në 24 gusht në udhëheqjen e Turqisë për të pastruar elementet terroriste në veri të Sirisë, do të shkojë deri në El Bab.

erdo-544Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në qytetin e Bursa-s.

Ai bëri të ditur se Turqia do të marrë pjesë edhe në operacionin që do të zhvillohet në Rakka dhe shtoi: “Nëse forcat e koalicionit janë të gatshme të veprojnë së bashku me ne atëherë do të bëjmë atë që është e nevojshme edhe në Rakka kundër DEASH-it. Por jo bashkë me organizatën terroriste PYD dhe YPG”.

Erdoan u shpreh se në El Bab duhet përgatitur një rajon i pastruar nga terrori si dhe duhet të bëhen përgatitje në të njëjtën mënyrë në Munbiç është pushtuar nga PYD/YPG.

Ai solli në rend të ditës edhe diskutimet në lidhje me Paktin Kombëtar dhe duke bërë të ditur se disa palë janë të shqetësuara tha: “Qytete autoktone Kirkuk dhe Mosull të Irakut ishin tonat. Tani ata janë të shqetësuar se unë thashë Pakti Kombëtar. Po përse shqetësoheni? Unë dhashë mësim historie, ju kuptojeni. Kjo zë vend në histori. A nuk tregoi Gazi Mustafa Qemal Paktin Kombëtar si rrugë?”.

Ndërsa duke dhënë mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër terrorit, Presidenti Erdoan tha: “Arratisuni ku të doni. Ne do ju ndjekim deri në palcë dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tashmë nuk veprojmë pas aktit terrorist por punojmë ta thajmë pa u bërë moçal për të bërë që atdheu ynë të arrijë mirëqenien dhe paqen. Për këtë arsye ne nuk do të ndalojmë”.

Presidenti turk i bëri thirrje anëtarëve të FETO-s për të shpjeguar ato që dinë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se anëtarët e FETO-s dhe ata që kanë lidhje me këtë organizatë terroriste do të japin llogari përpara drejtësisë nëse nuk shpjegojnë ato që dinë.

/trtship/

Shekulli Agency