Egjipt, suspendohet prezantuesja e cila Morsin e quajti “zotëri president”

egypt-Autoritetet egjiptiane suspenduan prezantuesen e cila gjatë programit të drejtpërdrejtë presidentin e rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi e ka quajtur “zotëri presidenti”.

Informacionin për suspendimin e prezantueses Mona Shukri e konfirmoi kreu i programit të lajmeve të televizionit egjiptian Khaled Mehann.

Shekulli Agency