Zeqiri: Nëse votuesit e zgjedhin BDI-në, do bëjmë koalicion me ta

zeqiri-9808MAQEDONI: VMRO-DPMNE nuk ka se çfarë t’u ofrojë qytetarëve, andaj e aktualizon temën e federalizimit, kështu ka thënë Muhamed Zeqiri nga LSDM, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Zeqiri thotë se për Maqedoninë nuk ekziston rreziku nga federalizmi, pasi Maqedonia është një shoqëri e barabartë për të gjithë qytetarët. Duke folur për çështjen e dygjuhësisë, Zeqiri thotë se Zoran Zaev dhe LSDM nuk ka premtuar asgjë më tepër se sa ajo që parashihet me Kushtetutë. I pyetur se a është i mundur një koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, Zeqiri nuk mohon një gjë të tillë.

“Shumicën në pushtet e bëjnë numrat. LSDM nuk mund të jetë kundër vullnetit të votuesve, në qoftë se ata sërish i japin besimin BDI-së. Por unë nuk besoj dhe nuk dua të besoj se shqiptarët, pas gjithë kësaj që po ndodh, pasi po e shohin se në çfarë mënyrë ka qeverisur BDI, se përsëri do të vendosin që të votojnë këtë parti”, tha Muhamed Zeqiri nga LSDM. Megjithatë, shtoi Zeqiri, nëse sërish qytetarët i japin besimin BDI-së, kjo nuk është çështje e LSDM-së.

/SHENJA/

Shekulli Agency