Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka shpallur FETO-n organizatë terroriste

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ka falënderuar organizatën për solidaritetin e shprehur me Turqinë

kot-09888Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka vendosur të mërkurën që grupi përgjegjës për tentativën për grusht shteti më 15 korrik në Turqi të vendoset në listën e organizatave terroriste.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ka falënderuar organizatën për solidaritetin e shprehur me Turqinë.

“Falënderojmë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për solidaritetin e shprehur dhe mirëkuptimin për ndjeshmërinë që kemi si për faktin që kanë shpallur FETO-n si grup terrorist”, shkroi Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter. Sipas tij vendimi i OBI-së paraqet një moment historik.

Të martën përmes një deklarate të përbashkët, Unioni Parlamentar i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në takimin e mbajtur në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, dënoi të gjitha llojet e terrorizmit.

OBI publikoi deklaratën në të cilën shpreh solidarizim më Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

E themeluar në vitin 1969, OBI aktualisht ka 57 shtete anëtare, ndërsa për nga madhësia është organizata e dytë ndërqeveritare, menjëherë pas Kombeve të Bashkuara.

Veten e përshkruan si “zëri kolektiv i botës muslimane”.

Turqia është anëtare që nga viti 1969. Rikujtojmë se javën e kaluar edhe ministrat e Jashtëm të Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) vendosën FETO-n në listën e grupeve terroriste duke shprehur përkrahjen për shtetin e Turqisë.

Shekulli Agency