“Kundër terrorizmit mund të luftojmë vetëm duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar”

tai-56444Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se “me organizatat terroriste që sa vijnë e globalizohen nga pikëpamja e veprimtarive dhe profilit militant mund të luftojmë në mënyrë të suksesshme vetëm duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtarë. Ne kemi vërejtur me keqardhje se në këtë çështje ende nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm mes muslimanëve. Ne shpresojmë se Qendra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Policor do të jetë një hap i vlefshëm që do të kapërcejë këtë mangësi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në drekën e punës të organizuar në rezidencën presidenciale për nder të kryetarëve të kuvendeve të cilët morën pjesë në takimin e 36-të të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (PUOICM) presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë që ka mirëpritur në Turqi krerët e parlamenteve.

Erdoğan tha se bota islame dhe rajonet brenda saj po kalojnë ditë kritike dhe se si muslimanë po kalojnë nga një periudhë ku formësohet e ardhmja 100 vjeçare ashtu si pas Luftës së Parë Botërore.

Duke u shprehur se muslimanët nga Afrika në Lindjen e Mesme, nga Azia e deri në Amerikë po përballen me probleme të ndryshme, dhe se që prej 6 vitesh sirianët po përballen me mizori të mëdha duke u bombarduar para syve të të gjithë botës me bomba fuçi, thërrmuese dhe me armë kimike dhe nga më ato më modernet, Erdoğan deklaroi se nëpërmjet Irakut dhe Jemenit po bëhen përpjekje për të ndezur një luftë të brendshme Shiite-Sunnite.

“Sërish një pjesë e madhe e refugjatëve, ëndrrat e të cilëve gëlltiten nga dallgët e tërbuara në Mesdhe, në Egje apo në Oqeanin Indian janë vëllezërit tanë. Në njërën anë ashtu si në çështjen e Palestinës për të cilën nuk arrihet të gjendet një zgjidhje që prej një gjysëm shekulli, ka probleme të padëshiruara për t’u zgjidhur. Ndërsa në anën tjetër është përdhosja e ligjit ndërkombëtar ashtu si në ligjin e pranuar në Kongresin Amerikan për aktet terroriste të 11 shtatorit. Në të gjithë botën po ushqehet Islamofobia, ku me projektet nëpërmjet organizatave terroriste që maskon nën konceptet muslimane tytat e armëve i drejtohen sërish muslimanëve. Pothuajse çdo ditë po dëgjojmë lajme se në Europë apo në Amerikë po sulmohen mesxhide, qendra kulturore dhe biznese të muslimanëve”, tha presidenti Erdoğan duke theksuar se muslimanët çdo ditë janë rrethuar nga varfëria, uria, luftërat, racizmi dhe mundësitë e një përplasjeje brenda qytetërimeve që rriten çdo ditë.

Gjithashtu duke vënë në dukje se asnjë ngjarje dhe dramë nuk duhet të çojë drejt dëshpërimit dhe duke tërhequr vëmendjen se sado e madhe që të jetë sprova po aq e madhe do të jetë edhe mundësia presidenti Erdoğan ka vazhduar si më tej:

“Krijuesi ynë në Kuran na ka lajmëruar se pas çdo vështirësie vjen edhe një lehtësim. Është në dorën tonë që këto probleme ti kthejmë në mundësi fillimisht për vendin tonë dhe më pas për ngritjen e të gjithë muslimanëve. Këtë mund ta arrijmë duke punuar më shumë, duke qenë më të kujdesshëm ndaj përçarjeve dhe gjtihashtu duke forcuar bazat nëpërmjet këshillimeve ashtu si në këtë takim tuajin. Ashtu siç ne jemi mbledhur sot këtu rreth kësaj tryeze, ashtu duhet të mblidhemi bashkë edhe në çështje që janë në interes të vëllezërve tanë në fe. Unë besoj se rritja e bashkëpunimit dhe solidarizimit mes vendeve muslimane do të na japë forcën për të arritur unitetin tonë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik, është shumë e rëndësishme në arritjen e unitetit si platforma më e fortë dhe më e madhe që muslimanët kanë formuar. Ne për Samitin e 13-të Islam që do të mbahet më 14-15 prill në Stamboll kemi marrë përsipër presidencën e organizatës për 2 vite”.

– Qendra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Policor

Më tej duke vënë në dukje se përgjatë gjithë periudhës së presidencës do të punojnë me gjithë fuqinë për të mundësuar përparime të konsiderueshme në çështjet themelore në interes të botës islame, Erdoğan tha se tashmë ka ardhur koha për vendosjen në veprim të disa projekteve të përbashkëta nga të cilat njëra praj tyre është ngritja e Qendrës së Koordinimit dhe Bashkëpunimit Policor, dhe gjithashtu në fjalën e tij ai ka shprehur pikëpamjet se:

“Nuk është e drejtë që çdo vend musliman të braktiset në fatin e tij në luftën kundër terrorizmit i cili na serviret më së shumti përpara dhe që na lëndon në zemër. Me organizatat terroriste që sa vijnë e globalizohen nga pikëpamja e veprimtarive dhe profilit militant mund të luftojmë në mënyrë të suksesshme vetëm duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar. Ne kemi vërejtur me keqardhje se në këtë çështje ende nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm mes muslimanëve. Ne shpresojmë se Qendra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Policor do të jetë një hap i vlefshëm që do të kapërcejë këtë mangësi. Gjatë kësaj në periudhën e presidencës do të vëzhgojmë gjithmonë rininë, ku Konferenca e 3-të e ministrave të Rinisë dhe Sportit të mbajtur në Stamboll me datat 5-7 tetor ka qenë e rëndësishme në marrjen e vendimeve dhe propozimeve të rëndësishme për muslimanët, rininë dhe komunitetin sportdashës. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë as gratë të cilat padyshim formojnë gjysmën e popullatës së botës dhe janë në situatën e shtyllës themelore të familjes dhe shoqërisë. Në Stamboll gjithashtu më 1-3 nëntor do të organizojmë edhe një takim ministror për çështjen e grave”.

– “Nuk kemi bërë tolerime nga ligji, drejtësia”

Duke theksuar se Komiteti ishte mbledhur për të diskutuar përgatitjet e Konferencës së 12-të të PUOICM (Komitetit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik), por se ka pranuar edhe një deklaratë ku njoftohet solidarizimi me Turqinë, Erdoğan, tha:

“Mbështetja dhe solidarizimi i shprehur në tekstin e deklaratës së publikuar ka një kuptim të madh për ne. Për 40 vite me radhë një organizatë e fshehur brenda institucioneve legale duke abuzuar me koncepte të tilla si arsim, bamirësi, dialog me 15 korrik kreu një tentativë për grusht shteti të përgjakshme. Populli ynë e pengoi këtë me çmimin e jetës së 241 dëshmorëve dhe të 2 mijë e 194 veteranëve. U bombardua parlamenti ynë, dhe vetëm në këtë rezidencë ranë dëshmorë 29 persona, dhe 36 të tjerë veteranë. Gjithashtu në Qendrën e Opeacioneve Speciale ranë dëshmorë 56 persona, pa përmendur këtu të plagosurit. Humbjet më të mëdha nga civilët i kemi pësuar në urën 1 të Bosforit në Stamboll emrin e të cilës ia kemi ndryshuar në Ura e dëshmorëve të 15 korrikut. Ne jemi të vendosur të luftojmë me këtë organizatë terroriste që ka derdhur gjakun e popullit tonë dhe që fenë tonë e ka bërë objekt të objektivave të saj të jashtëligjshme”.

Presidenti Erdoğan duke theksuar gjithashtu se deri më sot nuk kanë bërë tolerime nga ligji dhe drejtësia dhe se asnjëherë nuk kanë vepruar me ndjenjën e hakmarrjes ai ka vënë në dukje duke shprehur “Madje edhe kundër armikut tonë luftojmë me vetëdijen se kemi borxh drejtësinë, ku edhe nga ju presim mbështetjen tuaj ndaj nesh. Sepse edhe në vendet e juaja këta kanë shkolla dhe shoqata të ndryshme. Unë besoj se edhe ju nuk do ti strehoni këta në vendet tuaja, ku gjithashtu edhe ne me fondacionin Maarif që kemi formuar, me Ministrinë e Arsimit, dhe institucionet tona Yunus Emre, TİKA në bashkëpunim me homologët do të kemi mundësinë të mbyllim difiçitet që mund të lindin”.

Shekulli Agency