Cavusoglu: FETÖ vendos njerëz në institucionet kyçe në vendet ku është aktive

”Edhe ne nuk do ti lemë dhe do tu kërkojmë llogari brenda dhe jashtë vendit. 3 persona të dorëzuar ditën e djeshme ishin në këtë kuadër. Puna në luftën kundër tyre vazhdon në bashkëpunim me shumë shtete.”

cavusoglu-5466Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke folur për gazetarët në Antalya ka thënë se organizata FETÖ ka aktivitete me taktika të ndryshme në 170 vende të botës dhe se në të njëjtën mënyrë ata vendosin studentët e dalë nga shkollat e tyre në institucionet shtetërore në vendin ku kanë aktivitetin.

Duke theksuar se FETÖ pasi të rinjtë i dërgon në shkolla në Turqi dhe SHBA, me bursat e tyre, pasi këto studentë kthehen në vendin e tyre vendosen në vende të rëndësishme të shtetit.

“Këto vendosen në ushtri, polici, administratë etj. Në disa vende janë vendosur në atë mënyrë saqë kanë edhe drejtimin në dorë. Në këto vende është shumë e vështirë të hidhet hap pas, por tashmë pas tentativës për grusht shteti në Turqi, të gjithë panë fytyrën e tyre të vërtetë. Dhe shqetësimi vërehet në fytyrat e tyre. Këta persona vijnë nga vendet aziatike, afrikane, etj. Ka shumë shtete mike të cilat janë në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë”, ka thënë ai në vijim të fjalës së tij.

Në mesin e këtyre vendeve ai ka theksuar se marrin pjesë edhe shtete si Malajzia, Pakistani, Somalia dhe vende nga Amerika Latine.

Shefi i diplomacisë turke në vijim të fjalës së tij duke i’u referuar tentativës për grusht shteti ka thënë se këta tradhtarë të cilët drejtuan tanket, helikopterët, avionët drejt popullit të tyre, vranë 241 qytetarë dhe lanë të plagosur 2.190 të tjerë pa punojnë kundër Turqisë kudo.

Duke theksuar se FETÖ është në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera terroriste si PKK, Çavuşoğlu tha: ”Edhe ne nuk do ti lemë dhe do tu kërkojmë llogari brenda dhe jashtë vendit. 3 persona të dorëzuar ditën e djeshme ishin në këtë kuadër. Puna në luftën kundër tyre vazhdon në bashkëpunim me shumë shtete.”

Çavuşoğlu në lidhje me luftën në Siri ka thënë se synojnë që në takimin e Lozanës të arrihet një marrëveshje për ndalimin e luftimeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

”Nuk ka një luftë të fuqishme kundër DEASH-it”

Ndërsa në lidhje me luftën kundër DEASH-it Çavuşoğlu ka thënë: ”Lufta më e ashpër është ajo që filluam ne nga toka. Suksesi në një kohë të shkurtër duket qartë. Ne si Turqi edhe në diskutimet të cilat do të zhvillohen në Lozanë duam që të jenë efektive. Duam që të jenë më një përfundim të caktuar dhe më pas të kalojnë në zbatim. Të njëjtën gjë ju thamë edhe rusëve edhe amerikanëve.”

Ai ka theksuar se në lidhje me takimin e Lozanës ditën e djeshme kanë zhvilluar një takim shumë produktiv me ministrat e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe Katarit.

Shekulli Agency