Operacioni “Mburoja e Eufratit”, goditen 80 objektiva të DEASH-it

Forcat opozitare vazhdojnë të ruajnë sigurinë në 134 lagje të banuara në një hapësirë brenda 1.110 kilometra katrorë të cilën arritën ta marrin nën kontroll

avion-turkForcat e Armatosura Turke bëjnë të ditur se vazhdon operacioni “Mburoja e Eufratit” edhe në ditën e 53-të prej fillimit të tij më 24 gusht 2016, me qëllim të eliminimit të rreziqeve të krijuara nga DEASH-i dhe organizatat tjera terroriste, rritjen e sigurisë në kufij si dhe me qëllim të përkrahjes së forcave të koalicionit.

Forcat opozitare filluan një ofensivë për marrjen e lagjeve të banuara në Taşlıhüyük në Lindje të Rai-t, por për shkak të rezistencës së fuqishme të organizatës terroriste DEASH nuk arritën të shënojnë progres në këtë drejtim. Në luftimet e djeshme u plagosën 4 pjesëtarë të forcave opozitare, ndërsa forcat përkrahëse nuk kanë pësuar viktima dhe dëme eventuale.

Forcat opozitare vazhdojnë të ruajnë sigurinë në 134 lagje të banuara në një hapësirë brenda 1.110 kilometra katrorë të cilën arritën ta marrin nën kontroll që nga fillimi i operacionit deri më tani.

Me arrmë zjarri janë goditur 80 objektiva të DEASH-it të cilët janë identifikuar nëpërmjet vëzhgimit dhe zbulimit. Në neutralizmin e objektivave të zbuluara ka ndihmuar edhe Ushtria e Lirë Sirane (ULS) ndërsa objektivat e identifikuara janë shkatërruar tërësisht.

Avionët ushtarak të Forcave Ajrore të Turqisë në Mirkane, Taşlıhüyük dhe Tileli, goditën dy ndërtesa të cilat janë përdorur si zyra qendrore, tre ndërtesa të cilat janë përdorur si depo për armë si dhe objektiva të ndryshme strehimi.

Në operacionin ajror të forcave të koalicionit kundër pjesëtarëve të DEASH-it në Dabik është shkatërruar një granatë dore.

Në pjesët e pastruara nga DEASH-i ekipet për identifikim dhe shkatërrim të materialeve shpërthyese të cilat ndihmojnë forcat opozitare kanë asgjësuar katër granata dore dhe që nga fillimi i operacionit deri më tani kanë neutralizuar 28 mina dhe 1.156 granata dore.

Shekulli Agency