FETÖ gënjen me “këtë botë dhe botën tjetër”

111-877jk-766ANKARA – Yeşim Sert Karaaslan – Duygu Yener

Specialistët dhe studiuesit e fushave të ndryshme thonë se Organizata terroriste FETÖ, mashtron njerëzit me fitime në këtë botë dhe në ahiret, raporton Anadolu Agency (AA).

Specialisti i sigurisë dhe mbrojtjes, Abdullah Ağar thotë se “FETÖ deri më sot ka nxjerrë në pah termin ‘hizmet’, ndërkohë ai thekson se krahas këtij termi janë përdorur edhe terma të tjerë si ‘teslimiyet’ (bindje) dhe ‘mahviyet’ (përulje). Kjo është një trilogji. Organizatat që përdorin fenë zakonisht përdorin këto terma për të formatuar njerëzit të cilët bien në rrjetat e tyre.”

Duke nënvizuar se pas kësaj faze këta njerëz nuk lëvizin dot me të drejtën dhe vullnetin e tyre, Ağar thekson: “Organizata të tilla terroriste rrinë në këmbë duke premtuar fitime si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.”

“U premtojnë anëtarëve një të ardhme të sigurtë”

Anëtar i Universitetit Gjermano-Turk Doç. Dr. Enes Baraklı duke theksuar se organizata i jep të ardhura të majme anëtarëve të saj në vijim thotë: “Personat gjenin shansin për tu rritur në mënyrë të shpejtë në politikë, jetën e punës, etj, në saje të organizatës. Në një farë mënyre organizata terroriste i’u premtonte të ardhme të sigurtë anëtarëve të saj. I mbronte në çdo temë. Ndërsa personat bëhen pjesë e krimeve të tyre. Në këtë mënyrë bien në rrjetat e tyre dhe nuk dalin jashtë urdhrave të tyre. Pasi tashmë i janë borxhlinj organizatës Gylen. Jeta e këtyre njerëzve kalonte me shërbim ndaj kësaj organizate.”

Ish-drejtori i Shërbimeve Sekrete pranë Drejtorisë së Policisë së Turqisë, Bülent Orakoğlu, tërhoqi vëmendjen se organizata terroriste FETÖ, ka përdorur metodën e luftës psikologjike. Ai ka theksuar se lajmet për një tentativë të mundshme të dytë për grusht shteti janë pjesë e kësaj strategjie.

“FETÖ ka krijuar individë me besim të plotë ndaj tyre duke përdorur fenë”

Analisti dhe sociologu Ramazan Akkır thotë se FETÖ ka mundur të legjitimojë veten përmes arsimit dhe si e tillë për 40 vite me radhë ka mundur të deportojë deri në damarët e arteries së shtetit.

“FETÖ iu shpjegon anëtarëve të saj se Gyleni është pa gjynahe, Gyleni nuk bën gabime, jeton si një sahabe si dhe e shpjegojnë si një person që ka hequr dorë nga të mirat materiale të kësaj bote. Me anë të kësaj propagande të pavërtetë ideologjike FETÖ ka krijuar individë me besim të plotë ndaj vetes”, thotë Akkır.

Ai ka theksuar gjithashtu se kjo organizatë e cila ka organizuar tentativën për grusht shteti me anë të aplikacioneve të ndryshme si ByLock dhe Eagle, mundohet të drejtojë dhe dizajnojë shoqërinë dhe politikën përmes medias dhe rrjeteve sociale.

“FETÖ është një organizatë mesianike” 

Drejtori për Politikën e Jashtme pranë Fondacionit Kërkimoë të Shoqërisë dhe Ekonomisë (SETA), Ufuk Ulutaş thotë se FETÖ ka dy anë, njëra shikon nga kjo botë dhe tjetra nga bota tjetër. “Ana e kësaj bote përmban një botëkuptim ku njerëz pa vlerë si Adil Öksüz jetojnë në shtëpi të shtrenjta, dhe përdorin makina luksoze, si dhe shembulli i një polici që bëhet me shpejtësi komisar.”

Duke theksuar se kjo organizatë është mesianike, Ulutaş në vijim të fjalës së tij shprehet: “Ata disponojnë disa projekte në lidhje me fundin e botës. Në këto projekte ata i japin shumë rëndësi vetes së tyre.”

“Gylen luan me ADN-në e Kur’an-it”

Rektori i Universitetit të Üsküdarit, Prof. Dr. Nevzat Tarhan duke thënë se Gylen e shikon veten mbi Peygamberin, Hazreti Muhammedin (as) dhe se ai i ka dhënë Gylenit një veti përfaqësimi në vijim thotë: “Një person që është lidhës mes Allahut dhe gjithësisë jep veti. Nëse na vjen një person në këto kushte atëherë duhet ta kontrollojmë patjetër nëse është i sëmurë ose jo.”

“Nëse një personi i përsërisni disa herë një gjë, ai fillon dhe i beson asaj. Ata që i besojnë atij, nuk besojnë në Allah-un, por tek egoja e tij. Ai luan me ADN-në e Kur’an-i Kerim-it. Tashmë ai fillon të shenjtërojë veten. Ndjekësit duhet ta kuptojnë një gjë të tillë dhe duhet të kthehen nga një gabim i tillë. Ky person ka edhe veti të larta hipnotizimi. Hipnotizon në masë”, thotë ai.

Ndërsa Profesori në Universitetin Hitit, Prof. Dr. Hilmi Demir thotë se “Personat aktorë të fesë të cilët pretendojnë se janë një ‘Mehdi’ (shpëtimtarë), besojnë vërtet që janë të tillë dhe madje besojnë që drejtohen nga mesazhe hyjnore. Lideri i FETÖ-s mund të ketë hipnotizuar vetën duke e përsëritur këtë gjë prej vitesh.”

Nga ana tjetër Prof. Dr. Mahmut Erol Kılıç, Profesor në Universitetin Maramra, thotë se Gyleni mundohet të krijojë një ambient mistik tek ndjekësit e tij me anë të ëndrrave dhe veprimeve të tij të ndryshme.

Shekulli Agency