Austria, Danimarka, Polonia dhe Hungaria deri tani nuk kanë rivendosur asnjë refugjat nga Greqia dhe Italia
Bashkimi Evropian, ka mbetur shumë mbrapa objektivit në rivendosjen e refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi.
Sipas të informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Komisionit të BE-së, pavarësisht se është marrë vendimi për vendosjen deri në shtator 2017 në vendet e tjera të BE-së të 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi, theksohet se që nga 27 shtatori është mundur të vendosen në vende të ndryshme 5.651 refugjatë, nga të cilët 1.196 janë marrë nga Italia dhe 4.455 janë marrë nga Greqia.
Austria, Danimarka, Polonia dhe Hungaria deri tani nuk kanë rivendosur asnjë refugjat nga Greqia dhe Italia.
Krahas kësaj, Sllovakia ka pranuar vetëm 3 refugjatë, Bullgaria 6, Republika Çeke 12, Kroacia 14, Suedia 39, Estonia 49, Malta 50, Irlanda 69, Sllovenia 74, Letonia 76 dhe Lituania 86.
Vendi që ka marrë më shumë refugjatë është Franca, por numri nuk ka kaluar 2 mijë
Vendi që ka marrë më shumë refugjatë në Evropë është Franca e cila ka vendosur në total 1.952 refugjatë. Por sipas vendimit të BE-së Franca deri në vitin e ardhshëm duhet të pranojë 19.714 refugjatë.
Francën e ndjek me 726 refugjatë Holanda, me 690 Finlanda, me 555 Portugalia, me 363 Spanja.
Në Gjermani vetëm 215 refugjatë
Sipas objektivave BE-ja deri në shtator 2017 duhej të dërgonte 27.536 refugjatë edhe në Gjermani. Por ky shtet deri tani nga Greqia dhe Italia në total ka pranuar vetëm 215 refugjatë.
Gjithashtu sipas objektivave BE-ja deri në shtator të vitit të ardhshëm nga Italia dhe Greqia do të rivendosë në Spanjë 9.323 refugjatë, 6.182 në Poloni, 5.947 në Holandë, 4.180 në Rumani, 3.812 në Belgjikë dhe 3.728 në Suedi.
Për këtë arsye që nga marrja e vendimit e deri tani vendet e Evropës janë shumë mbrapa me premtimet që kanë dhënë.
Numri i rivendosjes së refugjatëve nga Italia dhe Greqia që deri më 27 shtator sipas vendeve është si më poshtë:
Vendi | Rivendosja |
Austria | 0 |
Danimarka | 0 |
Hungaria | 0 |
Polonia | 0 |
Sllovakia | 3 |
Bullgaria | 6 |
Republika Çeke | 12 |
Kroacia | 14 |
Suedia | 39 |
Estonia | 49 |
Malta | 50 |
Qiproja Jugore Greke | 52 |
İrlanda | 69 |
Sllovenia | 74 |
Letonia | 76 |
Lituania | 86 |
Zvicra | 112 |
Luksemburgu | 124 |
Belgjika | 182 |
Rumania | 202 |
Gjermania | 215 |
Spanja | 363 |
Portugalia | 555 |
Finlanda | 690 |
Holanda | 726 |
Franca | 1952 |
Total | 5651 |