Bashkimi Evropian dënon aktet terroriste të PKK-së

-flamuri-europian

Në deklaratën e komisionit duke u vënë në dukje se dënon ashpër sulmet terroriste ndaj konsullatës së SHBA-së në Stamboll dhe ndaj komisariatit të policisë, theksohet se kjo është një situatë “kategorikisht e pa pranueshme”.

 

Komisioni i Bashkimit Evropian, në lidhje me sulmet e organizatës terroriste PKK ka theksuar se “BE, është në solidarizim në anë të popullit dhe qeverisë turke dhe gjithashtu dënon të gjitha aktet terroriste”.

Komisioni në lidhje me sulmet e organizatës terroriste PKK për Anadolu Agency ka dhënë një deklaratë me shkrim.

Në deklaratën e komisionit duke u vënë në dukje se dënon ashpër sulmet terroriste ndaj konsullatës së SHBA-së në Stamboll dhe ndaj komisariatit të policisë, theksohet se kjo është një situatë “kategorikisht e pa pranueshme”.

Në deklaratën e BE-së ku shprehen ngushëllimet për familjarët e personave që kanë humbur jetën në sulme dhe urohet shërim i shpejtë për të plagosurit theksohet se: “BE, është në solidarizim në anë të popullit dhe qeverisë turke dhe gjithashtu dënon të gjitha aktet terroriste”.

Në deklaratë gjithashtu duke u përmendur edhe sulmi ndaj një helikopteri në Şırnak ku si pasojë humbi jetën një ushtar dhe u plagosën 7 të tjerë theksohet se: “Në kuadër të kësaj duam të përsërisim se ne e dënojmë terrorizmin e PKK-së. Ajo gjendet në listat e organizatave terroriste të BE-së. Vendet anëtare të BE-së po luftojnë me PKK”.

Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se duhet ti jepet fund ngjarjeve të dhunshme të cilat janë në rritje në Turqi, theksohet gjithashtu se edhe vazhdimi i procesit të zgjidhjes është i rëndësishëm.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.