Operacion anti-terrorizëm në Izmir, 16 të ndaluar

operacione-anti-terorrist-turqi

Në operacionin e ndërmarrë me pjesëmarrjen e afërsisht 500 policëve janë ndaluar 16 persona ku 8 prej tyre në rajonin Asarlık dhe 8 të tjerë në rajonin Torbali.

 

Në një operacion të ndërmarrë në dy rajonet të qytetit Izmir në Turqi kundër YDG/H, strukturës rinore të organizatës terroriste PKK u ndaluan 16 të dyshuar.

Operacioni i koduar “Agimi” është ndërmarrë në Asarlık në rajonin Menemen dhe në rajonin Torbalıme, me mbështetjen e Ekipeve të Departamentit të Anti-terrorit, Forcave Speciale dhe Forcave Kundër Trazirave. Gjithashtu theksohet se ky operacion i ndërmarrë në të njëjtën kohë në disa adresa të ndryshme të përcaktuara më parë është mbështetur edhe nga helikopterët e policisë.

Në operacionin e ndërmarrë me pjesëmarrjen e afërsisht 500 policëve janë ndaluar 16 persona ku 8 prej tyre në rajonin Asarlık dhe 8 të tjerë në rajonin Torbali.

Në kontrollet e banesave të të ndaluarve u konfiskuan armë gjahu shotgun, pistoleta dhe një sërë dokumentesh të organizatës.

Të dyshuarit janë dërguar në Departamentin e Anti-terrorit në Drejtorinë e Policisë së Izmirit.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.