Tayyip Erdoğan: “Do të kërkohet llogari se si e kanë mashtruar këtë popull për 40 vite”

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim para qytetarëve në Kazan të Ankarasë, ku ranë dëshmorë 9 qytetarë gjatë tentativës së gushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ

tayyip-654444Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Ju i keni dhënë botës mësimin e të qenurit popull, pavarësisht se dikush nuk e kupton këtë. Edhe pse dikush i del në mbrojtje kreut dhe vagonëve të organizatës terroriste FETÖ, ju i keni dhënë atyre mësimin e nevojshëm”.

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim para qytetarëve në Kazan të Ankarasë, ku ranë dëshmorë 9 qytetarë gjatë tentativës së gushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ.

Duke theksuar se rajoni Kazan është një prej zonave që ka dhënë përpjekjet më dinjitoze dhe të ndershme kundër tentativës së ulët të grushtit të shtetit më 15 korrik, Presidenti Erdoğan u shpreh më tej se “Ju këtu në bazën Mürted keni treguar mënyrën e duhur të reagimit. Unë besoj se rezistenca juaj e ndershme, dinjitoze, marshimi juaj drejt martirizimit, dhe mbrojtja juaj ndaj demokracisë ka qenë një shembull në këtë botë”.

Pasi ka vënë në dukje se krenohet me popullin turk Erdoğan, ka theksuar: “Ky popull është një popull i shenjtë. E kemi shprehur se kësaj do ti shkojmë thellë gjerë në palcë, dhe ja i kemi shkuar. Tani po largohen dhe nuk gjejnë vrimë ku të futen. Le të largohen ku të duan, ata do të largohen ne do ti ndjekim. Në këtë botë ne, ndërsa në botën tjetër do t’iu kërkojë llogari Allahu. Do të kërkohet llogaria për 241 dëshmorët dhe 2.194 veteranët tanë. Do të kërkohet llogari se si e kanë mashtruar këtë popull për më shumë se 40 vite. Do t’iu kërkohet llogaria atyre të cilët bazën e kanë adhurim, mesin e kanë tregti dhe tavanin tradhti. Por kujdes, me ne janë marrë edhe nga brenda edhe nga jashtë. Në një kohë tentuan të mbyllnin partinë që unë drejtoja, në një periudhë me ngjarjet Gezi dhe në një kohë tjetër tentuan të kryenin puçin gjyqësor dhe policor më 17-25 dhjetor”.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se kjo strukturë së fundmi tentoi që me një pakicë me uniformë brenda Forcave të Armatosura Turke të kryente tentativën e grushtit të shtetit Erdoğan ka shtuar: “Por ata nuk llogaritën një gjë, çfarë ndodh nëse ky komb fisnik ngrihet në këmbë? Këtë ata nuk e llogaritën. Këto kujtuan se F-16-tat ndalen me F-16-ta. Këta kujtuan se helikopterët ndalen me helikopterë, tanku me tank, topat me topa dhe armët me armë. Ata pikërisht këtë harruan dhe nuk menduan se nëse ky popull fisnik i del përballë të gjitha këtyre. Nga ky rajon nga Kazani ranë dëshmorë 9 persona, dhe afërsisht 90 të tjerë veteranë, ndërsa 29 dëshmorë kanë rënë përreth presidencës si dhe 36 veteranë. Ata këtë llogari nuk e bënë. Ata pabesisht në mënyrën më të ulët me helikopterët, me avionët F-16 të blerë me paratë e popullit bombarduan duke qëlluar gjithashtu edhe Forcat Speciale ku si pasojë ranë dëshmorë 56 persona. Këta janë njerëz të ulët që e kanë bërë këtë”.

Shekulli Agency