Pas nisjes së operacioneve muajin e kaluar në rrethinat e Hamas, grupet opozitare janë afruar shumë drejt qendrës së këtij qyteti i cili njihet si një nga fortesat e regjimit të Asadit
Grupet opozitare siriane gjatë sulmeve të tyre në veri të qytetit të Hama-s, kanë mundur të marrin kontrollin e 5 fshatrave duke iu afruar qytetit deri në 5 kilometra.,
Pas nisjes së operacioneve muajin e kaluar në rrethinat e Hamas, grupet opozitare janë afruar shumë drejt qendrës së këtij qyteti i cili njihet si një nga fortesat e regjimit të Asadit.
Në këtë operacion marrin pjesë Ushtria e Lirë Siriane (ULS) dhe grupe të tjera opozitare.
Grupet opozitare nisën një valë sulmesh në Hama muajin e kaluar me qëllim thyerjen e rrethimit të regjimit në zonat e kontrolluara prej tyre në qytetin e Halepit. Në këtë mënyrë ata po punojnë që të tërheqin forcat e regjimit në jug.