Sa injorant është “intelektuali” katolik Fahri Xharra: Thotë se spanjollët lexonin romane në sh. 16!

fahri-xhara

Përvec racizmit të tij të theksuar anti-musliman dhe anti-arab dhe përvec fyerjeve të pareshtura ndaj muslimanëve shqiptarë që Fahri Xharra dhe familja e tij kryejnë përditë në median filo-katolike kosovare, ai mbahet edhe si njohës i letërsisë dhe servil i ideologut të gjithë islamofobëve shqiptarë, Ismail Kadare.

Por në një shkrim të tijin të botuar në Standardi.eu, “intelektuali” Fahri Xharra tregon injorancën e tij të thellë sa i përket letërsisë.

Në shkrimin e tij të quajtur “Sanco Pancot e Kosovës” Xharra shpjegon se në Spanjën e shekulit të XVI-të spanjollët lexonin romane kalorësiake që sipas tij “në atë kohë kishin vërshuar Spanjën.” Fahriu thotë se “Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorësiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.”

Pa u marë me shkrimin e dobët dhe pa vlerë të Xharrës, ajo që bie në sy është injoranca e tij letrare. Xharra me sa duket nuk e di që romani si formë letrare u bë i njohur në shekulin e XVIII-t ë dhe se romani i parë që konsiderohet si i tillë është pikërisht libri për të cilin ai flet, pra “Don Kishoti” i Miguel Servantesit. Ai u botua në 1605, pra në fillim të shekullit të XVII-të. Kjo është shumë ironike pasi duket qartë se Xharra i cili flet për romane të cilat paskan ekzistuar në Spanjë para “Don Kishotit”, duket se nuk e di që ky i fundit konsiderohet në fakt si romani i parë në formën që e njohim sot.

Për më tepër, stili në të cilin Servantes e shkroi “Don Kishotin” ishte i tillë pikërisht për të qenë i ndryshëm nga ato që “intelektuali” letrar Xharra i quan romane.

Ato që spanjollët lexonin nuk ishin romane sic i njohim në gjuhën shqipe por histori popullore të shkurtra.

Mendojmë se Xharra, si kritik letrar që mbahet, duhet t’i dijë këto gjera elementare. Por duket se Fahri Xharra nuk është vetëm një islamofob i keq, por dhe një pseudo-kritik letrar injorant.

 

Shkrimin e Fahriut mund t’a gjeni këtu: http://www.standardi.eu/sq/Opinione/San%C3%A7o-Pan%C3%A7ot-e-Kosov%C3%ABs

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.