Kryeministri Yıldırım: FETO është një kuti e mbyllur e mistershme

“Gjyqësori turk është duke bërë punën e tij dhe puçistët përgjigjen për veprat e tyre. Këmbëngulja për të hequr nga fokusi tentativën për grusht shteti është krimi më i madh që mund t’u bëhet dëshmorëve”

yildirimKryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot në Stamboll se është e domosdoshme që të ndërmerren hapa kundër organizatës terroriste FETO, me qëllim që Turqia mos të përballet përsëri me këtë rrezik.

“Kjo organizatë terroriste është një kuti e mbyllur, marrëdhëniet brenda saj janë të mistershme. Është shumë vështirë të gjenden përgjegjësit për atë dhe pa mos bërë ndonjë gabim. Ne kemi pezulluar një numër të madh të nëpunësve, ka edhe prej atyre që drejtpërdrejt janë përfshirë në tentativën për grusht shteti. Bëhet fjalë për një numër të madh personash, kjo është e saktë. Por nëse këtë nuk e bëjmë, Turqia përsëri do të përballet me këtë rrezik. Populli ynë këtë duhet ta dijë. Raporti kundrejt tyre nuk do të jetë me dëshirë për hakmarrje, por në një mënyrë të drejtë”, u shpreh kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

Ai më pas lidhur me hetimin pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik deklaroi se gjyqësori turk punon brenda kompetencave të veta, dhe se puçistët kanë filluar të japin llogari për veprat e tyre.

“Gjyqësori turk është duke bërë punën e tij dhe puçistët përgjigjen për veprat e tyre. Këmbëngulja për të hequr nga fokusi tentativën për grusht shteti dhe mbrojtja e puçistëve, është krimi më i madh që mund t’u bëhet dëshmorëve dhe të plagosurve. Ky popull pret që, në këtë aspekt, secili sa më parë të marrë përgjegjësinë e vet”, porositi kryeministri Yıldırım.

Më pas kryeministri i Turqisë u shpreh se ekonomia turke nuk bazohet sipas raporteve të disa agjencive për vlerësimin kreditues, por siguron zhvillim dhe prosperitet për 79 milionë banorët e saj.

“Ekonomia turke nuk është një ekonomi e cila do të bazohet sipas raporteve të disa agjencive për vlerësimin kreditues. Ekonomia turke ka për qëllim të prodhojë, realizojë rritje, të jetë e qëndrueshme, dhe të sigurojë zhvillim dhe prosperitet për 79 milionë banorët e saj”, ka theksuar Yıldırım.

Shekulli Agency