Renzi: Samiti i Bratislavës ishte “mundësi e humbur”

Samiti evropian me pjesëmarrjen e 27 anëtarëve dy ditë më parë në Bratislavë ishte një “rast i humbur” pohoi Matteo Renzi në një intervistë dhënë për Corriere della Sera, në të cilën shprehet veçanërisht i zhgënjyer nga liderët francezë dhe gjermanë.

kot-mer-holI pyetur rreth mospranisë së tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhënë të premten e kaluar nga presidenti francez dhe kancelarja gjermane, kreu i qeverisë italiane pohoi se nuk kishte asnjë “problem” mes tij François Hollande dhe Angela Merkel.

“Por organizimi i një konference shtypi ku nuk pohohet asgjë, nuk është pikësynimi i jetës sime”, shtoi ai në këtë intervistë që vijon me deklarata disi të hidhura të bëra dje gjatë një konference në Firence.

/trt/

Shekulli Agency