Arrin në Izrael anija e dytë me ndihma humanitare për palestinezët

Në anijen e cila arriti për t’i plotësuar nevojat e popullit palestinez para Kurban Bajramit, gjenden 100 mijë produkte shkollore, si dhe produkte humanitare

kot-humArrin në Portin e Ashdodit anija e dytë me emrin Eclips e cila u nis nga Porti Ndërkombëtar i Mersinit ditën e premte për të dërguar ndihma humanitare për familjet në nevojë në Gaza.

Anija e dytë me ndihma e cila u përgatit në koordinimin e Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente për t’i plotësuar nevojat e popullit palestinez para Kurban Bajramit dhe e cila përmban produkte humanitare në sasi prej 2.500 tonelatash, ka arritur në Portin e Ashdodit në Izrael pas një udhëtimi prej afërsisht 35 orëve.

Anija e cila nga mbrëmje e djeshme ankoroi në liman, u prit nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Izrael, Cem Utkan, kryetari i Departamentit për Përmirësim pranë AFAD-it, si dhe zv/ministri i Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Eyup Kara.

Në anijen e cila arriti për t’i plotësuar nevojat e popullit palestinez para Kurban Bajramit, gjenden 100 mijë produkte shkollore si çanta, fletore, goma dhe lapsa, si dhe produkte humanitare si ushqim dhe veshëmbadhje. Po ashtu, në anije gjenden edhe një mijë biçikleta për fëmijët dhe njëqind karroca për të personat me aftësi të kufizuara në Gaza.

Ndihmat do t’u shpërndahen nevojtarëve para Kurban Bajramit.

Anija e parë që dërgoi ndihma humanitare për nevojtarët në Gaza ishte “Lady Leyla”, e cila me sloganin “Anija e mirësisë në rrugën e Gazës” më 1 korrik u nis nga Porti i Mersinit për të ankoruar më 3 korrik në Portin e Ashdodit në Izrael. Në anijen në fjalë kishte produkte themelore ushqimore si sheqer dhe miell, si dhe produkte humanitare në sasi prej afërsisht 11 tonelatash që përbëhej nga rroba, këpucë dhe lodra për fëmijë.

Shekulli Agency