Akar: “Mburoja e Eufratit” dëshmoi se forcat e armatosura turke nuk kanë humbur në forcë

hulusi-akarShefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjenerali Hulusi Akar deklaroi të hënën se operacioni “Mburoja e Eufratit” dëshmoi se ushtria turke nuk ka humbur në forcë por përkundrazi do të jetë më e fortë.

“Vetëm disa ditë pas tentativës qyqare për grusht shteti, së bashku me njerëz nga vendet fqinje, kemi kryer operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ i cili është jetik për sigurinë dhe paqen e popullit tonë dhe në këtë mënyrë treguam se Forcat e Armatosura Turke nuk kanë humbur në fuqi dhe se do të jenë akoma më të forta”, ka thënë Akar.

Shekulli Agency