Sulmi i PKK-së ndaj autokolonës së kreut të CHP-së, bie dëshmor një ushtar

Prefektura e qytetit Artvin njoftoi se ka rënë dëshmor ushtari i cili u plagos rëndë gjatë sulmit të armatosur ndaj autokolonës së kryetarit të Përgjithshëm të Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu

kot-sul-turPrefektura e qytetit Artvin njoftoi se ka rënë dëshmor ushtari i cili u plagos rëndë gjatë sulmit të armatosur të organizatës terroriste PKK ndaj autokolonës së kryetarit të Përgjithshëm të Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, raporton (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Prefektura thuhet se përderisa ekipi i xhandarmërisë që udhëhiqte autokolonën e Kemal Kılıçdaroğlu është sulmuar në lëvizje nga rajoni Ardanuç për në Şavşat i cili duhej të merrte pjesë në një manifestim në qytetin Artvin.

Në deklaratë thuhet se ushtari i xhandarmërisë i cili u plagos rëndë si pasojë e sulmit ndërroi jetë në spitalin shtetëror Artvin ku po merrte mjekimin e nevojshëm. 

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Efkan Ala, në lidhje me organizatën e cila ka kryer sulmin ndaj autokolonës së kreut CHP Kemal Kılıçdaroğlu u shpreh: “Sipas informacioneve të marra nga kolegët, sulmi është kryer nga PKK dhe se ndaj tyre kanë nisur operacionet. Në atë rajon kishim forca të sigurisë të cilët në këtë rast kanë nisur menjëherë operacionin.

Shekulli Agency