Biden i kërkon falje Erdoganit: Sikur të kisha ardhur më herët në Turqi!

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të mërkurën falje Presidentit Recep Tayyip Erdogan që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar në Turqi muajin e kaluar…

bid-erdZëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të mërkurën falje Presidentit Recep Tayyip Erdogan që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar në Turqi muajin e kaluar.

“Populli amerikan është pranë jusht. Barack Obama ishte ndër të parët që ju telefonoi. Erdha personalisht sepse nuk reaguam dot në mënyrë adekuate kundër tentativës për grusht shteti, me të cilën Turqia u përball. Kërkoj falje, do të kisha dëshiruar të vija më herët”, i tha Biden Presidentit Erdogan, i cili kishte kritikuar aleatët e tij perëndimorë, me në krye SHBA-në, që nuk ishin solidarë pas grushtit të shtetit të 15 korrikut dhe që nuk erdhën në Ankara.

Shekulli Agency