Joe Biden arrin në Turqi, sot takime me zyrtarët e lartë të vendit

Biden do të takohet me Kryeministrin Binali Yıldırım në Rezidencën Çankaya, me të cilin do të zhvillojë takim dypalësh. Pas këtij takimi, Biden dhe Yıldırım do të dalin në konferencë për media

Biden-65444Zv/Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka arritur në Ankara për të realizuar takime zyrtare, raporton (AA).

Biden, i cili me aeroplan special në orën 10:25 sipas kohës lokale në Aeroportin Esenboğa ku u morën masa të rrepta të sigurisë, u prit nga ana e ambasadorit të Turqisë në Washington, Serdar Kılıç, ambasadori i SHBA-ve në Ankara, John Bass dhe zyrtarë të tjerë.

Pas takimit që do ta zhvillojë me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman me dyer të mbyllura, Biden do ta shëtisë TBMM-në i cili u bombardua natën e tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Pasdite, Biden do të takohet me Kryeministrin Binali Yıldırım në Rezidencën Çankaya, me të cilin do të zhvillojë takim dypalësh. Pas këtij takimi, Biden dhe Yıldırım do të dalin në konferencë për media.

Në fund, Joe Biden do të takohet edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial.

Shekulli Agency