Personeli dhe 8 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore Amerikane mbërrijnë në bazën ushtarake Incirlik të Turqisë në kuadër të luftës kundër DAESH.
Personeli dhe 8 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore Amerikane mbërrijnë në bazën ushtarake Incirlik të Turqisë në kuadër të luftës kundër DAESH.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burime zyrtare mësohet se Turqia në luftën kundër DAESH, që konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare, që prej bombardimeve e deri tani në rajonin Suruç të qytetit Shanlliurfa, ka kaluar në fazën e re.
Zyrtarët të cilët kanë theksuar se Turqia si një pjesë e koalicionit ndërkombëtarë do të vazhdojë luftën e sajë aktive kundër DAESH, kanë konfirmuar ardhjen e personelit dhe të 8 avionëve ushtarakë të SHBA-së në bazën Incirlik për të luftuar DAESH-in.
Theksohet se 6 avionë ushtarakë janë të tipit F-16, njëri i tipit C-5, ndërsa tjetri i tipit KC-135.