Thaçi, Boneva, Ibraimovski dhe Xhemaili u rëfyen tek PSP-ja (VIDEO)

thaci-4533Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva dhe kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski u paraqitën për të dëshmuar sot në Prokurorinë Speciale Publike, raporton SHENJA.

Lideri iPDSH-së Menduh Thaçi, në dalje nga Prokuroria Speciale, u deklarua shkurt, ai nuk u përgjigj se përse ka qenë i thirrur, pasi siç tha ai, situata është e tillë.

“Mendoj se këtë herë do të jeni gjysmë të kënaqur,në këso situate nuk jepet deklaratë, por unë kam pas raport të komunikimit shumë korrekt me mediat dhe vendosa të jap deklaratë. Kur flet drejtësia, duhet të hesht politika.“, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndërkaq, për ish deputeten e VMRO-DPMNE pse dhe anëtaren e tanishme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Silvana Boneva, procesi parahetimor i Prokurorisë Speciale Publike është një cirk mediatiko-politik. Ajo nuk tregoi se për çfarë arsye është thirrur nga Prokuroria Speciale, duke shtuar se një gjë të tillë do ta bëjnë vetë ata që e kanë thirrur.

“Kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e votova ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, në asnjë dispozitë nuk qëndronte se procesi parahetimor i cili është i fshehtë, duhet të jetë cirk mediatiko-politik. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të atij cirku mediatiko-politik. Dhe unë jam e bindur se ata të cilët ju kanë thirrur, do të ju japin deklaratë, pse jam thirrur, për cilën lëndë dhe çfarë është folur.”, u shpreh Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Kreu i partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, pas bisedës me hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike, tha se kishte dhënë deklaratë për parregullsitë në zgjedhje të cilat kanë ndodhur në komunën e Shuto Orizares, por ai shtoi se në interes të hetimit, nuk mund të tregojë gjithçka.

“Sot isha i thirrur të paraqitem në Prokurorinë Speciale Publike, si detyrim qytetar, si qytetar dhe si politikan, lider I një partie. Vlerësoj se do të vazhdojnë të dëshmohen ato zgjedhje kriminale të cilat kanë ndodhur në atë komunë. Do të dëshmohet krimi në njësinë zgjedhore numër dy, ku bartës I listës ishte ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në vitin 2011 dhe 2014. Jemi në rrugën që të dëshmojmë shumë krime dhe ajo do të dëshmohet së shpejti”, u shpreh Samka Ibraimovski.
Në Prokurorinë Speciale, u pa edhe ish ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili nga radhët e PDSH-së, i cili ka udhëhequr këtë institucion në kohën e tij janë vendosur themelet e projektit “Shkupi 2014”.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, javën e kaluar informoi për një frekuentim më të madh të personave në PSP në periudhën e ardhshme.  Të mërkurën e kaluar në PSP për dëshmi u paraqit ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Shekulli Agency