Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi të mërkurën se e ardhmja e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë nuk do të përcaktohet nga Perëndimi.
Ministri Çavuşoğlu i ftuar në panelin e editorëve të Anadolu Agency (AA) foli edhe për organizatën terroriste FETO për të cilën tha se punon haptazi për prishjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
“Organizata terroriste FETO punon hapur për shkatërrimin e marrëdhënieve të Turqisë jo vetëm me Rusinë, por edhe me shtetet tjera”, tha Çavuşoğlu.
Kryediplomati i Turqisë deklaroi më tej se pilotët turq të përfshirë në rrëzimin e avionit rus do të procedohen nga drejtësia për shkak të përfshirjes së tyre në organizatën terroriste FETO.